Qyteti i Gjirokastrës sot është zgjuar i mbuluar nga uji. Reshjet e dendura të shiut ka bërë që në të gjitha rrugët e qytetit të ketë probleme në qarkullim, madje disa prej tyre edhe janë bllokuar.
Po ashtu nga prezenca e ujit, rruga nacionale Gjirokastër-Kakavije është bllokuar. Po ashtu raportohet prezencë të madhe uji ka edhe në rrugët hyrëse të qytetit. Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë të gjithë Shqipërinë.