Anulohet projekti për ndërtimin e landfillit në zonën midis fshatrave Plyk dhe Mbyet në Fier.
Pas protestës së vazhdueshme të banorëve të zonës, çështja është shoqëruar me debate të ashpra edhe në këshillin bashkiak.
Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi shpjegoi se firma që mori përsipër zbatimin e projektit, u tërhoq për shkak të terrenit dhe rrëshqitjeve në zonë.
Ndërkohë një komision me ekspertë do të vlerësojnë në terren një tjetër vend ku mund të ndërtohet impianti i përpunimit të mbetjeve.
Subashi: Firma që mori përsipër zbatimin e projektit u tërhoq. Firma u tërhoq për shkak të terrenit dhe rrëshqitjeve në zonë. Komisioni me ekspertë do të vlerësojnë një tjetër vend ku mund të ndërtohet.
Kreu i këshilltarëve demokratë Luan Barçi,kërkoi që të gjendet vendi i duhur për ndërtimin e landfillit.
Në mbledhjen e radhës së këshillit bashkiak të fierit, të premten, pritet të përcaktohet vendi i ri ku do të ndërtohet landfilli i përpunimit të mbetjeve të zonës së Myzeqesë.