Sekretet e fundit të rrugës së qumështit

0
281
***EXCLUSIVE*** GREEN RIVER, UT - UNDATED: Hoodoos on the horizon as the Milky Way appears just after dusk in Goblin Valley in Goblin Valley State Park in Green River, Utah. Hoodoos are tall spiny spires of rock that protrude from the bottom of arid basins and "broken" lands. Photographed from the surface of the Earth using a digital camera, these beautiful images show the Milky Way galaxy in all its awe-inspiring glory. Created by the skill of amateur emerging snapper Bret Webster, these photographs are all the more remarkable because Bret, 51, has only been taking pictures for three years. Looking more like something that the Hubble Space Telescope would produce, Bret's pictures are created with nothing more than the digital camera his wife gave to him and a tripod. Using the night skies of the national parks of his home state of Utah as his canvas, Bret has managed to create images that highlight the relative insignificance of the Earth in the cosmos. IMAGE SUPPLIED BY BRET WEBSTER / BARCROFT USA UK Office, London. T +44 845 370 2233 W www.barcroftmedia.com USA Office, New York City. T +1 212 564 8159 W www.barcroftusa.com Indian Office, Delhi. T +91 114 653 2118 W www.barcroftindia.com Australasian & Pacific Rim Office, Melbourne. E info@barcroftpacific.com T +613 9510 3188 or +613 9510 0688 W www.barcroftpacific.com

Sipas zbulimeve të fundit galaksia jonë ushqehet me të tjera galaksi më të vogla dhe i tërheq drejt vrimës së zezë që drejton bërthamën e saj. Edhe pse gjeografia e Udhës së Qumështit është akoma e panjohur, astronomët llogarisin se ajo po zgjerohet mes 120.000 dhe 180.000 vite dritë përreth vrimës së zezë së Shigjetarit A. Dielli ndodhet në një strukturë të vogël të quajtur krahu i Orionit, mes krahëve të Shigjetarit dhe Perseut, 26 000 vite dritë nga bërthama. Aty po zhvillohet një aktivitet i çmendur, po krijohen më shumë yje se në periferitë e galaktikës ku jetojmë dhe më masivet e tyre i shpërthejnë shtresat e jashtme në formën e erërave të dhunshme. E gjithë zona përshkruhet nga valë supersonike, produkt i shpërthimeve gjigande të atyre yjeve që janë në fund të jetës se vet me masë shumë herë më të madhe se Dielli. Para katër dekadash nuk njihej ky spektakël piroteknik, por avancimet në radioastronomi dhe astronominë me infra të kuqe ndryshuan vizionin tonë të qendrës së galaktikës. Mjaft e bukur, e madhe dhe simetrike, Udha e Qumështit duket një produkt i përfunduar, por vitet e fundit zbuluam se akoma s’ka përfunduar. Vazhdon të mbledhë material kozmik, gëlltit galaksi të vogla dhe të dobëta që i afrohen dhe rrezikojnë të kapen nga forca e saj gravitacionale. Si rezultat një nga hipotezat më të përhapura të momentit është se galaksia jonë dhe shumë si ajo janë rritur falë këtij aktiviteti të ngadaltë, por të vazhdueshëm të koleksionimit. Sot procesi vazhdon edhe pse me ritme të ngadalta. Aktualisht një galaksi e vogël sferoidale po bie sipër diskut të Udhës së Qumështit dhe për fatin tonë të mirë nga ana tjetër ku ndodhemi ne. U zbulua rastësisht në 1994 dhe masa e saj është sa 1 % e tonës. Po zgjatet nga tërheqja e gravitetit të Udhës së Qumështit. Sipas astronomëve mbetjet e saj janë 18.000 vite dritë larg nga galaksia jonë. A do të përfundojë ndonjëherë kjo gllabëritje ndërgalaktike? Jo, të paktën për 4000 milionë vite edhe atëherë galaksia jonë dhe Andromeda do të shkrihen në një përqafim kozmik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here