Tiranë/ Grabitën dhe kanosën 18-vjeçarin, arrestohen dy personat

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, autorë të grabitjes dhe kërcënimit të një 18-vjeçari, i cili bërri kallëzimin në polici. Grabitja e të riut ka nodhur ditën e shtunë, ndërsa arrestimi i dy personave u bë diten e djeshme.

“Më datë 06.11.2016, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 2, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve Albin Zeqirllari, 26 vjeç dhe E. K., 17 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, më datë 05.11.2016, ka bërë kallzim shtetasi F. Sh., 18 vjeç, banues në Tiranë. Në afërsi të Sheshit “Nënë Tereza”, pas një mosmarrveshje, shtetasit Albin Zeqillari dhe E. K., e kanë kanosur si dhe goditur, duke arritur ti marrin,aparatin telefonik të markës “Samsung”, një orë dore të tipit “Guess” dhe një varse floriri. Sende të cilat do tia kthenin pasi F. Sh., ti jepte shumën prej 20.000 lekë”, informon policia.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan:

– Një orë dore e markës “Guess”

– Një celular i markës “Samsung Galaksi S4”.

Materialet i kalopjne Prokurorise Krimeve te renda per vepren penale “Shtrëngim me anë të kanosjes, dhunës për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunum, parashikuar nga neni 109/b-25 i Kodit Penal.

Tiranë/ Grabitën dhe kanosën 18-vjeçarin, arrestohen dy personat

Fier/ Kapet furgoni i mbushur me 402

Tiranë/ Grabitën dhe kanosën 18-vjeçarin, arrestohen dy personat

Murgu në Durrës

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko