Turq/ Kapen 200 kg heroinë, vinte nga kampet terroriste në veri të Irakut

0
189

Në operacionin e përbashkët të forcave të sigurisë dhe të inteligjencës së Turqisë, janë konfiskuar 200 kilogramë heroinë, e cila është prodhuar në kampin e organizatës terroriste PKK/KCK në veri të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një burimi të paidentifikuar të sigurisë, AA raporton se policia turke në Rize ka ndaluar një kamion për të cilin shërbimi inteligjent ka zbuluar se trasporton sasi të mëdha të drogës e cila është prodhuar në kampin e terroristëve të PKK-së në malet e Irakut verior.

Në kamion janë gjetur dhe sekuestruar 200 kilogramë heroinë ndërsa shoferi u arrestua dhe i është dorëzuar organeve kompetente për ndjekje të mëtejshme.

Nga Departamenti i Policisë për luftën kundër trafikut të drogës njoftohet se hetimet rreth rastit janë në vijim dhe se forcat turke do të vazhdojë luftën e gjerë kundër trafikimit të mjeteve narkotike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here