Zgjedhjet në Amerikë, përballja Klinton -Trump dhe “halli” i shqiptarëve

0
368
Republican presidential candidate Donald Trump, accompanied by New Jersey Gov. Chris Christie, left, takes questions from members of the media during a news conference on Super Tuesday primary election night in the White and Gold Ballroom at The Mar-A-Lago Club in Palm Beach, Fla., Tuesday, March 1, 2016. (AP Photo/Andrew Harnik)

Po sikur Trump të bëhet president  i Amerikës? Si do shkojë “miqësia” me Ramën?

Anesti Barjamemaj

Zgjedhjet në Amerikë do të zhvillohen ditën e martë, ku në përfundim të tyre do të mësohet edhe emri i presidentit që do ta ushëheq për katërvjeçarin e ardhshëm. Fushata në shtetin më të fuqishëm të botës ka kohë që ka filluar. Sistemi zgjedhor në SHBA është shumë i ndryshëm nga të gjitha vendet e tjera dhe askush, përveç aktorëve të brendshëm, nuk duhet të ndërhyj në këtë proces. Por këtë herë ndodhi një ngjarje e pazakontë. Një lider (jo si gjithë të tjerët, pasi cilësohet si lideri i Ballkanit, por pse jo edhe i Europës) i huaj shprehu bindjet e tij dhe anësinë në këto zgjedhje.  Ky lider ishte Edi Rama, i cili gjatë një vizitë në Amerikë deklaroi se ishte me Klintonin, dhe u shpreh kundër Donald Trump-it. Këto fjalë bënë jehonë në të gjitha mediat ndërkomëtare. Popullariteti dhe vëmendja ishte e shtuar për Ramën shumë ditë me radhë (por vëmendja u drejtua te kjo deklaratë, duke u berë karremi i radhës nga qeveria për të shmangur nga problemet e brendshme). Kryeminsitri i Shqipërisë ishte në qendër të vemendjes për ditë me radhë për fjalët që artikuloi. Por çfarë e bëri që të merrte kaq shumë vëmendje?  Rama në një inervistë për CNN tha: “Deklaratat që po dëgjojmë së fundmi nga Donald Trump janë frikësuese dhe lënë të kuptohet se Shtetet e Bashkuara janë nën kërcënim”. Edhe pse u lajmërua nga gazetari që mos të ndërhynte në fushatë, Rama vazhdoi edhe më tej.  “Unë nuk komentova zgjedhjet, nuk jam i vetmi që po sheh këtë shqetësim, edhe liderë të tjerë europian kanë të njëjtin shqetësim sepse Shtetet e Bashkuara janë të rëndësishme përtej kufijve të saj, në sytë tanë Amerika është lideri botëror që ne ndjekim dhe na frymëzon. Dhe ky frymëzim është ndërtuar në vlera dhe principe që bënë Amerikën këtë që është”-përfundoi kryeministri i Shqipërisë. Kjo deklaratë tregoi vendosmërinë e tij (pasi kjo është edhe një ndër pikat e forta të Ramës edhe në fushata zgjedhore në Shqipëri, pasi çdo premtim që e thotë e mban). Pasi theu tabunë, kryeministri vazhdoi me deklarata të ngjashme edhe në javët dhe muajt në vazhdim. Këto deklarata bën që të ndryshonte edhe fushata në SHBA.  Donald Trump filloi uljen e toneve në fushatë (jo se u tremb nga këto fjalë, por sepse e kuptoi që duhet të ndryshonte strategji). Fushata në SHBA u bë më e qetë, dhe të gjithë ishin të fokusuar në përballjen “adekuate”.

Shqipëria me sy e vesh nga zgjedhjet në Amerikë 

Fushatës për zgjedhjet në Amerikë po i vjen fundi,  por në Shqipëri vëmendja është shumë e madhe. Presidencialet janë një ngjarje rëndësishme në të gjithë botën,  por duket se në Shqipëri, të gjithë janë sy e vesh nga Amerika.  Si asnjë herë më parë, presiedencialet janë në plan të parë të të gjitha mediave. Analistë, gazatarë, politikan dhe njerëz të thjeshtë flasin për këto zgjedhje, sikur ato të zhvilloheshin këtu. Nga vëmendja e madhe duket sikur këto zgjedhje do të jenë e ardhmja e kombit, dhe do të ndikojnë drjetpërdrejtë në jetën e përdistshme (që edhe mund të ndodh nëse Trump zgjidhet president, dhe do të mbaj një qëndrim kundër Shqipërisë). Në faqet e para të gazetave dhe në çdo web pasqyrohen të rejat më të fundit nga këto zgjedhje. Kjo tregon që rëndësia e tyre është shumë e madhe, por edhe se dy vende me ekonomi të ngjashme janë shumë të varura nga njëra-tjetra. E nw fakt ekonomia në Shqipëri po lulëzon (edhe pse ende nuk duket gjë pasi efektet do të vijnë më pas), punësimi po njeh rekorde duke arritur rreth 300 mijë vende pune (por kjo nuk do të thotë që edhe papunësia të rritet në nivele kritike).

Rritje ekonomike po shkon aq shumë lartë, sa tani qeveria po mundohet që ta mbaj në nivele mesatare, pasi nuk do që të dal para Amerikës (sepse nuk është etike që të kalosh një vend kaq të madh). Çdo gjë duket se është rregulluar në Shipëri, por përsëri vëmendja është te Amerika.  Me këtë rritje ekonomike (që është “shumë” e lartë),  shqetësimi më i madh është që të mos kalohet para Amerikës, pasi është një ulje krenarie për superfuqinë e botës.  Për të mos ndodhur kjo, qeveria po mundohet që ta mbaj ekonominë në një marsh të ulët, por përsëri është e pamundur. Kjo situatë është një hall shumë i madh për shqiptarët. Për këtë arsy,e të gjithë po kërkojnë që të ikin në Amerikë,  pasi janë mësuar që të jenë të dytët (Shqipëria nga rritja e lartë ekonomike, do ti kaloj të gjitha shtetet dhe Amerika rrjedhimisht do të kaloj në vendin e dytë).  Kjo është situata që po ndodh tani, kur Shqipëria është ende në vendin e dytë (pasi reformat nuk kanë dhënë ende frytet e tyre). Por reformat avash avash po fillojnë që të dalin në sipërfaqe dhe të japin efektin e tyre. Shqipëria pritet që të ndryshoj pas zgjedhjeve në Amerikë, pasi presidenti i ri pritet që të mbaj një qëndrim:  Mund të jetë me Shqipërinë (kjo besoj se do të ndodh pasi nuk i dilet përpara një super fuqie), por edhe mund të dal kundër (që do të thotë të pranoj edhe shkatërrimin e tij).

Situatet që mund të ndodhin pas zgjedhjeve

Nga përfundimi i zgjedhjeve do të mësohet edhe emri që do të udhwheqw SHBA-tw për katër vitet e ardhshme. Për shkak se Shqipëria është shumë e interesuar për këto zgjedhje dhe emrin e ri, emocioni në vend është shumë i madh. Fituesi mund të jetë  Klinton (e cila mund të bëhet gruaja e parë që zgjidhet presidente e SHBA-ve), ose miliardieri Donald Trump.  Por mund të ketë edhe një skenar të tretë (zgjedhjet anullohen për arsye që do të mësohen nga hetimet që do të zhvillohen). Situatat pas zgjedhjeve mund të jenë të shumta dhe në do ti marrim me radhë për ti “analizuar”.

Trump zgjidhet president

Një ditë pas zgjedhjeve kur Trump është duke zhvilluar fjalimin e tij të fitores,  përmendet Shqipëria dhe deklaratat që kanë ardhur nga ky vend kundër tij. Në të njëtën kohë,  Rama me anë të një një deklarate online (kjo sepse aty ndihet më i sigurt nga pyetjet dhe mund të ketë emocione për të dal live në TV) i kërkon fajle Trump-it, duke shpjeguar dhe arsyet pse e bën këtë gjë. Kryeministri Edi Rama, me anë të kësaj deklaratë sqaron të gjithë ngjarjen. Kjo tregon se kryeministri është i vendosur ti shkoj deri në fund fjalëve që thotë (ky bën një përjashtim pasi të gjitha premtimet që ka bërë në fushatë i ka mbajtur).  Falja pranohen nga Trump, dhe të dy bëhen miq.

Trump fiton dhe i shpall luftë Shqipërisë

Fjalimi i fitores së  Donald Trump i dedikohet Shqipërisë dhe Edi Ramës. Gjatë të gjithë fjalimit përmend fjalët shkatërrim dhe luftë, SHBA tërheq ambasadën dhe të dyja shtete i shpallin luftë njëra-tjetrës. Këshilltarët e presdientit të ri, kërkojnë që të mos bëhet kjo gjë pasi kanë frikë se mos shkatërrohet shteti i tyre nga superfuqia Shqipëri (por kjo situatë në të vërtetë është e kundërta). Por pas pak orësh, Amerika tërhiqet pasi del përkthimi origjinal i fjalëve të Ramës (këto fjalë nuk kishin aspak një ngjyrimin negativ kundër Trump  dhe çdo gjë sqarohet).

Trump  fiton, por e harron farë deklaratën kundër tij

Presidenti i ri (nëse do të fitoj), deklaron se çdo gjë që është thënë në fushatë do të mbetet në fushatë. Pas fitores çdo gjë do të filloj nga e para.  Trump deklaron se do të këtë marrëdhënie të mira më të gjitha shtetet dhe nuk do ti mbaj askujt inate, për shkak të sharjeve apo fyerjeve gjatë fushatës.

Hillari fiton, në Shqipëri festohet më fishekzjarre

Fitorja e Klinton festohet si një festë shumë e madhe në Shqipëri. Fishekzjarre të shumta dhe brohoritje pa fund mbizotërojnë për shumë orë në të gjithë vendin. Me anë të një vendimi të Këshillit të Ministrave, kjo ditë bëhet festë kombëtare.  Kjo fitore ishte një çlirim për të gjithë ,pasi një fitore e kandidatit tjerët mund të sillte shumë pasoja për të gjithë.

Zgjedhejt shtyhen, për shkaqe të pa qartë dhe Rama mbështet Trumpin

Zgjedhjet e paralajmëruara në Amerikë, për shkaqe që nuk dihen shtyhen për në një periudhë të pa caktuar. Duke pasur shumë kohë për të reflektuar, Rama ndryshon mendimin e tij, duke dalë kundër Hillarit dhe bëhet një prej mbështetësve të Trump. Shqiptarët përsëri e mbështesin në zgjedhjet e tij, dhe të gjithë luten për një fitore të Donald Trump.

*Rubrika “Pikante” i trajton lajmet apo zhvillimet e ditës me pakëz sarkazmë, ironi e nota humori

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here