Uji i ndotur që nuk trajtohet, me anë të një rrëkeje shkon të lumi Erzen, dhe lumi vazhdon në Ndroq e Romanat duke mos lënë fshat, njerëz dhe produkte bujqësore pa ndotur. Shumica e njerëzve të kësaj zone janë me paaftësi riprodhuese, është një fakt që nuk e thonë spitalet
Intervistoi:Anesti Barjamemaj
Ambientalisti Sazan Guri, në një intervistë për gazetën “standard” ka shprehur mendimin e tij, shkaqet dhe pasojat që vijnë nga landfilli i Sharrës. Sipas tij, landfilli i Sharrës ndodhet në një gjendje shumë të keqe dhe se kapaciteti që ai ka nuk mund të mbaj të gjitha mbetjet e qytetit. Sipas tij, duhet të ndërhyhet për të gjetur një mënyrë, për të shmangur depozitimin e plehrave në këtë vend pasi ai rrezikon që të mbyllet, nga mbingarkesa. Zoti Guri ka shpjeguar se Sharra, ka bërë që Tirana të jetë në vendin e 5 nga fundi për ndotjen. Ai tha se nuk rrezikohen vetëm banorët që janë afër këtij landfilldi, por të gjithë banorët e qytetit. Ndotja tha Guri është në tre lloje, ndotje e ajërit, e ujit dhe e tokës. Të treja këto ndojte ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e njeriut dhe prandaj na bënë që të jemi të gjithë të rrezikuar. Ai tha se fajtor i vetëm është kryetari i bashkisë, duke e akuzuar se është i përfshirë në marrëdhënien privat publik dhe se ka përfitimet e veta. Duke qenë se ai ka kandiduar për tu bërë kryetar bashkie dhe mund të ishte bërë drejtuesi i qytetit, ai na shpjegoi platfomrën e tij se si do të zgjidhte problemin me mbetjet. Zgjidhja sipas tij vjen nga ndarja në burim.
Kanë kaluar më shumë se dy muaj që nga vdekja e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj. Kjo ngjarje e rëndë solli edhe ndalimin e punimeve dhe ndalimin e riciklimin e plehrave në Sharrë. Nga ky problem erdhi edhe shtimi i mbetjeve dhe depozitimi i tyre në një masë shumë të madhe mbi kapacitetin duke sjellë një ndotje të madhe të mjedisit. Cili është mendimi juaj për këtë situatë, a e shikoni dhe ju si një problem Sharrën sot?
Në situatën mbas Arditit, dy muaj që jemi sot, Sharra është akoma më keq se ishte vitet e fundit, përveç probleme që ka me ndotjen e arjit, për shkak të mos menaxhimit të gazrave që dalin nga ky landfillt, ka dhe problemin tjetër, mos menaxhimin e ujërave të helmeta që ndryshe quhen, likergjre ose leksivtiate ose ujëra acide, edhe një problem tjetër që është më i madh, që ajo është duke u mbushur sa ditë e vjen aq edhe më shumë dhe më shpejt, për shkak se pjesa më e madhe e mbetjeve që dikur ricikloheshin ndaheshin apo merreshin nga kompanitë e riciklimit,tani janë vetëm një skok këto dy muaj por që mund edhe të zgjasë. Tani 100% e mbetjeve të Tiranës, që janë rreth 70 ton në ditë, që të gjitha flaken dhe ngjeshen në këtë lanfilld. Ndërkohë që një pjesë e madhe rreth 20%, por edhe pak më shumë e këtyre mbetjeve që dikur shkonin për kompanitë e riciklimit, pavarësht se nuk janë në atë nivelin e standartit të matërialeve ricilkuese, sepse këto matëriale ndoten njëra me tjetrën, dhe nuk shërbejnë më si lëndë e parë për kompanitë e riciklimit, por hiqen nga landfilldi dhe për disa kompani të cilat e duan edhe me pak ndotje, dhe këtë matëriale ndoshta i eksportotjne në Kinë apo në vende të tjera. Por gjithsesi sot ndodhemi përballë një situate akoma më të rrezikshme, sepse nuk menaxhohen gazrat, nuk menaxhohen ujërat dhe mbetja nuk ndahet, do të thotë që landfilldi mund të ketë një jetë gjatësi shumë herë më të shkurtër, për shkak se hidhen 100% e mbetjeve ndryshe nga më përpara që një pjesë e mirë e volumit të tyre tërhiqej nga kompanitë e riciklimit.
Deri ku mund të shkoj kjo situatë e cila është shumë e rënduar? Derisa mund të mbaj ky lanfilld me kapacitetin që ka, sa muaj, javë apo ditë mbetje mund të depozitohen në këtë landfilld?
Lanfilldi i Sharrës është i tejmbushur edhe sot e kësaj ditë që flasim, dhe kjo tej mbushje që me vështirësi mund të zgjaste, tani është akoma më e afërt dita e përfundimit të këtij lanfilldi. Së pari theksojmë që ky nuk quhet lanfilld. Kjo është një term i rremë, sepse landfilld do të thotë që i menaxhohen si ato mbetje që dalin nga sipër si ato që dalin nga poshtë. Kjo është një situatë midis groposjes dampe që hidhen mbetjet dhe një landfilldi, nuk është një as lanfilld as damp. Këtu ka një gjysëm menaxhimi që mbulohen deri diku, pas dy metër shtresës me mbetje hidhet 50 centimetër një shtresë prej dheu. Edhe te kjo me sa kam parë nuk kam shumë besim, dhe nuk shikoj ndonjë mënyrë të mbuluari sipas standarteve. Por përsëri hidhet diçka prandaj po e quaj gjysëm, kështu që i ashtuquajturi lanfilld, ka përfunduar misionin e vetë, por edhe aq sa i kanë ngelur është duke përfunduar me muaj dhe me ditë. Tani duhet të mendojnë për një landfild të ri, për një qelizë të re, sepse me këtë që jemi dhe me këtë situatë ku mbetjet shkojnë 100% në këtë landfilld, pavarësisht se 60 punëtor në mënyrë fat keqe rrinë para eksavatorit, para prerëses së traktorit. I kam parë më sytë e mi një javë përpara, ku 60 veta bura gra dhe fëmijë, tërheqin sa munden nga mbetjet, para prerëses së traktorit. Kjo është një situatë që edhe ne Indokinë apo ku kemi parë nëpër filme dokumentar, është vështirë ta imagjinosh, që në një kryeqytet dhe në një shtet si Shqipëria, brenda dhe ne mës të Europës, të këtë 60 deri 70 veta që i rrinë rrotull, majë më majë me prerësen e traktorit i shtyn, i ngjesh këto janë faktë që unë i kam parë para pak ditësh. Dhe të kujtojnë situata të trishtueshme të para viteve 90’ apo apo fillim të 2000, por ishte një moment që këto mbetje shkonin në një gjyme fabrike për ty rregulluar, por nuk ishin në këtë gjendje që është katandisur tani Sharrë.
Cili është rreziku më i madh që ka Tirana nga ky landfilld, por edhe rreziku që i kanoset të gjithëve për shkak të kësaj ndotje shumë të madhe?
Rreziku më i madh është se bëhet ndotje në ajër, dhe ky ajër me anë të erërave shpërndahet jo vetëm, në 20-30 mijë banorët e kombinatit, por gjithë pjesa deri te 21 dhjetori dhe më tutje deri në qendër janë të rrezikuar nga ky landfiilld. Jo më kotë Tirana është vendi i pestë në botë nga fundi, për ndotje e ajrit. Ndotje tjetër, që e kam parë vetë është se si ujërat acide formojnë një llum, dhe kam parë punëtorin që e hidhte llumin pak më tutje. Gjithë uji i ndotur që nuk trajtohej, me anë të një rrëkeje shkon të lumi Erzen, dhe lumi vazhdon në rrejdhen e tij të poshtme drejt Ndroqit, drejt Romantit, deri sa shkon në det ky nuk lë fshat, njërëz dhe produkte bujqësore pa ndotur. Dhe nuk është rastësi që shumica e produkteve janë me përqindje shumë më të lartë të metaleve të rënda dhe nuk është rastësi që shumica e njerzve të kësaj zone janë me paaftësi riprodhuese. Është pikërisht ky ndikim që marrrin puset e ujit, produktet bujqësor, lopa me qumështin dhe njeriu në fund të këtij zinxhiri. Është një fakt që nuk e thonë spitalet por që duhet ta bëjnë, sepse familjet që jetojnë në pjesën e poshtme të Ndroqit, dhe që kanë lidhje me lumin Erëzen, shumica e tyre janë pa riprodhim familjar. Sepse metalet e rënda e kanë përqëndrimin e goditjes së tyre të organet riprodhuese të njeruit si të femrës edhe të mashkullit . Prandaj një shtet për këtë gjë duhet të marri masat më të dobishme për të sistemuar këtë lanfilld sepse nuk e kemi të falur, por paguhet nga qytetarë. Pavarëshisht se është lekë i ardhur nga një kompani Italiane apo nga shteti Italian, nuk është lekë grand, është një lekë që ne e paguajmë në vite. Është e pafalshme për këtë situatë sepse ndotja është e tej mbushur, për shkak se mbetjet nuk ndahen, ndotja në ajër e emetimit të gazit nga gazet që hidhen në ajër dhe vinë deri të Tiranë me anë të erërëve, dhe ndotje e ujërëve nëntokësor dhe sipërfaqësor, për shkak se uji që del nga fundi i lanfilldit nuk trajntohet.
Nga kjo situatë do të thotë që jemi të gjithë të rrezikuar, jo vetëm zona përreth lanfilldit që është shumë afër tij, por edhe i gjithë qyteti i Tiranës?
Patjetër që jemi të gjithë të rrezikuar, se koneceptohet se është larg, por nuk është larg një 5 kilometërsh vijë ajërore. Nuk është e nevojshmë të ndiesh ajërit që është i helmuar që të thuash që je keq, ajrëri që vjen është konstant më atë ndotje që ai ka me atë shpërndarje dispersive, që bën nga Sharra në drejtimin e Tiranës. Dhe jo rastësisht në Kombinatë gjithë mbajnë dritaret mbyllur si ne verë dhe në dimër. Sigurisht që ti në Tiranë mund të jesh pak më ndryshë se Kombinati, por duke qenë se ekspozimi jot është i për orëshëm për ditëshëm, atëhere nuk ka nevojë që të jetë shumë i ndotur ajëri që ti ta kuptosh. Ekspozimi me orë të tëra në ditë, me ditë të tëra në javë dhe muaj dhe vitë bën që të githë të ndiejnë këtë ndotje të madhe.
Kush duhet të mbaj përgjegjesi për këtë situatë e cila mund të quhet emergjente ose katastrofale, që ndodhet landfilldi i Sharrës sot. A ka një përgjegjës për gjithë këtë rrëmujë që është bërë?
Përgjegjësi i parë kryesor dhe ndoshta i vetëm është kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. I cili ka një vitë e pesë muaj që duhet të merrtë masat, sepse atë ai akuzoi tëmë parshim për një situatë ngjashme duhet ta kishte rregulluar që në muajin e parë. Ai nuk diti, nuk mundi, nuk donte të ndante mbetjet në dy kazan të mëdhenj, sipas ligjit të vitit 2011, Menaxhimi i interguar i mbetjeve urbane. Nuk e bëri kurrë këtë gjë. Ka një vitë e tre muaj që thotë që do vi një kompani nga Verona dhe do bëj, dhe do shikoni ça do bëjmë ne. Dhe ka një vitë e gjysëm, nuk është parë akoma, skeni parë akoma edhe punë e këtij. Dhe këto dy kazan, ky një do të ishte i pastër me mbejte të thata që janë, karton, letër, metaj, xham, plastikë. Këto kazan do merreshin nga kompani e riciklimit dhe ata e bënin vetë ndarjen. Duke bërë edhe një fitim të caktuar, dhe duke i dhënë bashkisë të ardhura. Ndërkohë që 8 milion euro ka siguruar kompania që gjoja bënte riciklimin e mbejteve të përziera, të pista dhe ishin më lëndë e parë, për kompanitë tona të riciklimit. Prandaj kompanitë tona kërkojnë lënde të parë nga jashtë, sepse nuk e sigurojnë dot brenda. Pra gjithë mos menaxhimi, mungesa e përgjegjësisë për ndarjen e mbetjeve në brurim bëri që qeveria e madhe të mendonte gjoja për kompanitë e riciklimit më anë të mbetjeve të importit. A ka gabim më të trashë, më të papërgjegjshëm se kjo? Ky është gabimi i parë dhe i vetëm që mbetjet nuk ndahen në burim, që mund të jetë në pallat me anë të mbikëqyrsit, i cili duhet të kujdeset për këtë ndarje e ka shumë të lehtë një mbikqyrës që të sistemoj mbejtet apo njerëzit, apo dhe mendimin e njerëzve për ti hedhur në dy kazan. Një kazan me mbetje të njoma që janë mbetjet e restorantit, kuzhinës dhe një kazan tjetër që janë mbetjet e thata që janë të pesta bashkë dhe pastaj ato krijojnë të ardhura për bashkinë, ndahën para landfiildit, ndërsa mbetjet e komposimit shumica shkon kopmposim në plehra, të cilat bëhën pesticide për plehrimin e tokave bujqësore. Dhe një pjesë shumë e vogël do të përfundone në landfilld. 20% është maksimalja e mbetjeve që mund të përfundojnë në landfilld. Do të thotë që ky landfilld nuk mbytet me 100% të mbetjeve por me 20% të saj. Do të thotë që do të ketë pesë herë më tepër jetë gjatësi landfilldi i Sharrës. Në kushtet që ne i cojmë të gjitha të pandara aheherë gabimi është zinxhir kompanitë e riciklimit nuk kanë lëndë të parë, njerëzit janë në kaotizëm të plotë se nuk ndajnë, dhe nuk kujdeset njeri për ti ndarë mbejtjet. Thyhet ligji që është Menaxhimi i integruar i mbetjeve. Atje bëhët një fitim i caktuar, që ndahen të pista, një kompani fiton vetëm për vete edhe pse fitmin duhet ta merrtë bashkia. Pastaj vriten dhe vdesin njerëz, pastaj janë dhe 60 të tjerë që punojnë dhe janë rrezikuar nga kjo marrëdhënie nga traktorët dhe nga presat e makinerive që punojnë për ngjeshje. Pikërisht nga kjo gjë rrjedhin shumë gabime. Në qoftë se janë më mijëra vet të pasiguriar dhe që kontrollojnë më kokë poshtë futen deri në kazan brenda, që marrin mbetjet që hedhin qytetarët. Ndërkohë që kjo punë po të ishte e organizuar, gjithë romët e shkretë, gjithë shtresa ekologjike që e i themi ne do ishte e standartizuar, do ishe siguaruar, do ishte në një punë njerëzore do ishte një një kompani që mos ta bëj ndarjen aty te koshi pranë kazanit por ta bëj ndarjen para landfilldit. Lënda e parë do të ishte më e plotë më e pastër për kompanitë e riciklimit. Pra të gjitha këto kanë sjellë një amulli të plotë, një organizim perfekt të çorganizuar, ndërkohë që duhet të ishte një organizim perfekt i organizuar. Unë megjithëse jam një person i specializuar përmbytjet urbane që në 2001 në Gjermani e ndjej veten shumë të turpëruar, që jo se kam thënë pak por sepse është bërë pak. Dhe nuk kemi mundur të bindim drejtuesit e qeverisjeve, që të mundin të menaxhojnë në mënyrë të integruar mbetjet. Ndaj dhe jam me shumë i bindur që mbetjet e jashmte nuk duhet të vinë kurrë nga importi, për aq kohë sa në kemi 10 herë më tepër se kapaciti të mbejte të vendit.
Ju keni kandiduar në zgjedhjet vendore në vitin 2015 për Bashkinë e Tiranës, por edhe e njihni shumë mirë këtë problem. Nëse do të ishin ju kryetar bashkie sot, si do ta zgjidhin këtë situatë të rënduar me mbejtejt?
Situatën do ta zgjidhja ne anë të ndarjes në burim. Vilat, shtëpitë do të kishin nga pesë kosha brenda bahçes së tyre dhe me orar ato do të hidhnin mbetjet, do të ishin të detyruara të hidhnin mbetjet në kohën e caktuar që do të vinte makina ti merrte. Gjithë restorantet, gjithë supermarketet, gjithë njësitë e shërbimit do të kishin koshat më vehte nuk do të përziheshin me familjet. Janë mbi 110 mijë biznese të regjistruara në QKR. Që do të thotë se janë 80% e mbetjeve që menaxhon bashkia janë pikërsiht te bisneset dhe vetem 20%, do ngelnin në familje edhe këto do të mbikqyreshin nga administratori i pallatit. Do ti ndaja në kazan të mëdhenj plastikë 1.7 metër kub, që nuk fut dot dorën për të marrë, por vetëm mund të hedhësh. Dhe mbikëqyrësi do ti nxirrte në një orar të caktuar, për ti marrë makina e caktuar, do kurdisej edhe ora që në 7 ky pallat, në 7 e 2 pallati tjetër, dhe kujdestari që paguhet për këtë gjë në shumicën e pallateve, do bënte kujdesin që ta nxirrte në orarin e cakuar. Për ta marrë makina e plastikës, makina e letrës pastaj makina e qejqit e keshtu me radhë. Të gjitha kompanitë do të gjenin lëndën e parë ose në pallat do ti ndajnë të thata dhe në të njoma, para landfilldit të sharrrës, por do ti ndaj të pastërta dhe do fitoja të ardhura, që do të zbriste taksën e qytetarit. Do detyroja supermarket që të më bënin kthim mbrapsht të xhamit të qelqit, do ti vija një tarif të caktuar. Një qytetar që do të dotëzonte 10 shishe plastike do të merrte dy ujë të blerë, por pa kosto. Dhe qytetari do të ishte i detyruar që të mos marrë 10 qese kur bën pazarin, por të marrë një qese të rrobptë ose të standartit si në gjermani, që ndoshta do të ishte më një lekë të caktuar dhe ti do të ishte i detyruar që ta ktheje mbrapsht të dyqani. Dhe supermarketet do të tërhiqnin në formë malli shishen e qelqit, plastikën, do të ishte një marrëdhënie bisnesi mall mbetje. Ose mund të bëhej me pika në çdo lagje. Dhe supermarketi do të paguante klientin për çdo mbetje që do të kthente. Kushtu e bejnë shumë vende të ndryshme të Europës por edhe vendet tona fqinje. Por është marrëdheia që kryetari i bashkisë siguron me një kompani i cili fiton atë 8 milion euro që nuk dihet se si ndahet. Fakti që bëhet ne këtë mënyrë mua më lë shumë për të dëshyar, për këtë që thash. Sepse ndryshe kryetari i bashkisë do të lejonte kompanitë e riciklimit që të bënin ndarjen në burim, dhe secila e merrte mbetjen e vet, dhe koshin ja kursen bashkië duke venë koshin e tij. Ky çdo kompani do të kishte koshin e përcaktuar ku do të hidheshin mbejtet për të. Dhe kompania krijon marrëdhënien me bizneset për mbetjet e tyre. Po të isha kryetar bashkie do të bëjë një vendim më anë të qeverisë që të detyroja bizneset që të mos i çonin mbetjet te kazani i familjareve, por ta çonin te koshi i tyre. Siç është në lejet mjedisore, ku vaki i përdorur, në restorante apo servise lidhë kontratë me atë që mbledh këtë vaj. Kështu do të ishte edhe me mbjetet e tjera nëse unë do të isha kryetar bashkie. Kryetari i bashkisë duhet të konrtolloj marrëdhënien dhe jo është pjesë e saj. Por unë ose nga dituria ose nga eksperienca do ta zgjidhja shumë mirë këtë situatë.