Përmbytjet/ Viktimat, bilanci dhe evakuimet, situata e njëjtë edhe në 24 orë (VIDEO+FOTO)

0
220

Tre viktima, në Mat, Këlcyrë dhe Babrru të Tiranës  dhjetëra familje të evokuara dhe mijëra hektarë tokë bujqësore nën ujë.

Ky është bilanci i ditës së parë të stuhisë së paralajmëruar më parë nga autoritetet.

Përmbytet autostrada Tiranë-Durrës
Pezullohet mësimi në kopshte dhe shkolla
Situatë problematike në Tiranë e shumë qytete
Shembet një urë në zonën e Institutit Bujqësor në Tiranë
Situata e rrugëve problematike, aksi Bajram Curri-Valbonë i bllokuar
Lezhë, përmbyten 630 hektarë tokë
Durrës, banorët e ish-Kënetës: Uji ka hyrë në banesa
Veliaj: Shmangni qarkullimin, mbeturinat bllokojnë kanalizimet
Përmbytje në Don Bosko, Selitë, Misto Mame, në Babrru 25 shtëpi nën ujë
Lumi i Tiranës nxjerr një viktimë rreth të 50-ve
Reshjet, parashikimi aspak optimist për orët në vijim
Rrëzohen pemët në Vlorë, një mësues plagoset lehtë
Vështirësi qarkullimi në Rrugën e Kombit
Në Shkodër 600 ha tokë e përmbytur, në Durrës 200 ha
Mblidhet me urgjencë Shtabi i Emergjencave në Prefekturën e Tiranës
Lumi Mat del nga shtrati, bllokohet kalimi për në Burrel
Ushtria që duam, sot ata janë heronjtë tanë!

Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, raportoi në mbledhjen e Shtabit Operacional në Kryeministri për situatën duke shpjeguar se forca të ushtrisë, policisë, zjarrfikës dhe forca të emergjencave janë në terren për të menaxhuar situatën.

Premçi: Në rajonin e Paskuqanit dhe Bregut të Lumit janë evakuuar 40 familje nga forcat e policisë dhe ushtrisë në një kohë rekord. Në Shkodër, pas rritjes së nivelit të shkarkimeve të detyrueshme në hidrocentralin e Vaut të Dejës, u përmbyt lagjja “Ajasëm” në hyrje të Shkodrës dhe në “Bahçallëk”. Janë evakuuar rreth 40 familje.

Kryeministri Edi Rama kërkoi angazhim të të gjitha kapaciteteve njerëzore dhe teknike, duke paralajmëruar situatë akoma më të rëndë në 24 orët e ardhshme.

Rama: Në 24 orët e ardhshme, situata nuk do të ketë përmirësime të ndjeshme. Mund të ketë agravime në zona apo lehtësime në zona të caktuara. Në tërësi do të ketë një situatë shumë të rënduar.

Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri njoftoi se prurjet në hidrocentralin e Fierzës janë pranë pikës kritike.

Gjiknuri: Kuota e Fierzës është kuotën e 289 metër dhe për periudhën në fjalë, normalisht në periudhën e dimrit duhet të shkojmë mbi 290, megjithëse hapësira është deri 296. Kemi filluar menaxhimin e kësaj prurje të madhe, duke prodhuar tërësisht nevojat për energji elektrike.

Ndërkohë kryetari i opozitës, Luzim Basha i bëri thirrje qeverisë dhe kryeministrit të monitorojë situatën në terren dhe të dalë nga zyra.

Basha: Qeveria dhe Edi Rama të lënë shfaqjen dhe të dalin në terren. Në këtë moment, të gjitha autoritetet do të kenë mbështetjen e plotë të opozitës. Ne jemi njoftuar nga media për hapjen e portave të hidrocentraleve. Kjo nuk mund të ndodhë orë përpara se të jepej lajmërimi.

Ndërsa administratori i OSHEE-së, Ardian Çela njoftoi se ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona për arsye sigurie, ndërsa 1500 punonjës ndodhen në terren për situatën.

https://www.facebook.com/386027868137961/videos/1204407529633320/

14900450_659534354207471_6590228567535949856_n 3-3 sfsdfdsf 14947631_516456498563523_1092496633701366903_n helikopteri sgfsdsdg 14947880_659534297540810_3111985038583797782_n 14980653_659534320874141_1458987642320669000_n 14925277_659534324207474_127450527618219089_n screenshot-1_1478612301-7969926 banesat-e-permbytura-ne-durres screenshot-1_1478610799-6966027 elbasan-moti-i-keq-v-euml-shtir-euml-son-qarkullimin_hd auto_permytje1448187364 lumi-mat lana lana_del_nga_shtrati_new_16563 auto_permbtyej_fushe_kruje_91478601931 maxresdefault efecd822-c43a-4735-999f-92f449b86052-0 1-40 1478599535tiranok maxresdefault city-park3 city-park city-park2 screenshot-8_1478592900-6590874-1  parkim4 20151122151921167646 4-3 135 img_0133

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here