hpesh kur nuk na pëlqen diçka mundohemi të justifikohemi, madje edhe gënjejmë.
Këtu kemi mbledhur një listë gënjeshtrash që secili i bën:
Më kishte mbaruar bateria e telefonit.
Shpesh kur na shkruan dikush që nuk na pëlqen të bisedojmë me të nuk i shkruajm mbrapsht dhe kur të pyetmi çfarë kishte ndodhur arsyetohemi se na kishte mbaruar bateria.
Jo, nuk dukesh i shëndoshë
Shpesh miqët na pyesin për trupin e tyre ose ndonjë rrobë se a duken të shëndoshë, dhe përgjigja jonë e zakonshme është “jo”.
Kurrë nuk do të pi më
Pasë një nate si i dehur kjo është gënjeshtra që ti i’a bën vetës së pari pastaj edhe miqëve.
Nuk mundem, më dhemb koka
Kjo është justifikimi kur dikush na fton të dalim por nuk jemi në gjendje të mirë dhe nuk jemi në disponim të kalojmë kohë me ndonjë person.
Nuk mundem, jam i zënë atë ditë
Kur dikush të fton të takoheni ndonjë ditë gjatë javës ose muajit, justifikimi më i përdorshëm është ky.
Më trego, sepse nuk hidhërohem
Kur dikush heziton të ju tregoj diçka që juve do të ju bëj të hidhëroheni ose të mërziteni, ju gjithmonë thoni që ajo nuk do të ndikoj aspak në juve.
Po, jam duke dëgjuar
Kur dikush është duke të folur dhe ti ke humbur mendjen fare dikund, dhe ai në një mënyrë ose tjetrën tërhekë vëmendjen tënde, ti gjithësesi do të thuash se je duke e dëgjuar
Jam mirë
Ndonjëherë kur dukeni të mërzitur miqët ose familjarët tuaj ju pyesin se çfarë nuk është në rregull dhe përgjigja juaj e zakonshme është jam mirë, nuk kam gjë.