Bekim Balaj në formacionin më të mirë të javës në Rusi

0
435

Në momentin kur Bekim Balaj vendosi të largohej nga Rijeka në kampionatin kroat për në ligën ruse, nuk  munguan as kritikat në drejtim të tij duke qënë se ndoshta model ii futbollit në këtë vend do t’ia vështirsonte progresin në karrierë, por deri më tani shkodrani ka befasuar ndoshta edhe tifozët etij më optimist me formën e treguar me ngjyrat e terek Groznyt. Fundjavën e shkuar 25 vjeçari ishte absolutisht lojtari më i mrië në fushë për ekipin nga Çeçenia duke realizuar 2 gola në përballjen ndaj Zenitit.

Kjo paraqitje e dhuruar kundër ekipit të Mircea Lucescut është vlersuar maksimalsiht edhe nga mediat në Rusi të cilat e kanë përzgjedhur sulmuesin shqiptar në formacionin më të mirë të javës. Kjo është hera e 3-të rradhazi që Balaj përfshihet në skuadrën më të sokatur të javës, ç’ka vërteton formën e jashtëzakonshme të lojtarit kuqezi.

25 vjeçari deri më tani ndodhet në majën e listës së golashënuesve në kampionatin rus me 8 gola të realizuar, teksa 5 prej tyre i ka shënuar vetëm në 3 ndeshjet e fundit. Natyrisht një notë mjaft pozitive edhe për kombëtaren shqiptare në prag të përballjes kundër Izraelit, e cila mund të konsiderohet si jetike për objektivin e kuqezinjve që është pozicionimi në vendine e 3-të në grupin G.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here