Pak dite para ndeshjes me Izraelin, ne nje konference per shtyp portieri i kombetares shqiptare Etrit Berisha dhe mesfushori Ledian Memushaj, e shohin sfiden e se shtunes se me te rendesishmen, dhe pikerisht aty ku skuadra duhet te perqendrohet me shume.
Portieri Berisha shprehet optimist se skuadra do te jape maksimumin dhe te mesoje pikat e dobeta te kundershtarit per te sulmuar.
“Është një ndeshje decisive, sepse Izraeli është kundërshtari ynë direkt dhe real, në këtë grup të fortë. Mendoj se forcën më të madhe, kjo skuadër e ka tek sulmi. Kemi dy ditë që po punojmë me stafin, për të zbërthyer mënyrën e tyre të lojës. Ne duhet të marrim maksimumin, duke përballuar sulmet e tyre dhe të gjejmë forcë për ti goditur”-deklaroi portieri i kombëtares së Shqipërisë.
Ashtu si Berisha, edhe Memushaj nuk e hedh veshtrimin ne ndeshjen e veshtire perballe Italise, por kerkon te perqendrohet tek hapi iradhes. Ai gjithashtu shtoi se respekton zgjedhjet e De Biasit, dhe se do perpiqet te fitoje besimin e tij.
“Italia? Kanë shumë respekt për skuadrën tonë dhe ata e vlerësojnë arritjen tonë të deritanishme. Por ne, na duhet të përqëndrohemi tek Izraeli. Po stërvitemi shumë fort, për këtë ndeshje. Në kombëtare ka shumë konkurencë dhe kjo është gjë shumë e mirë. Zgjedhjet janë të trajnerit dhe unë do të përpiqem sa më shumë për të merituar besimin e tij dhe për të dhënë më të mirën”, përfundoi Memushaj