Helikopteri shpëton familjen në Burrel, 45 minuta në ajër, djali: Nusja ime s’do hipi me burra të huaj

0
207

Shirat e rrëmbyeshëm kanë rrezikuar seriozisht jetën e gjithë familjarëve të familjes së Medi Gjetanit në njësinë administrative Lis në Burrel.

Për të shpëtuar këtë familje në dispozicion është vënë një helikopter i Forcave të Armatosur, i cili ka arritur të nxjerrë gjallë e shëndoshë nga ky rrezik një të moshuar 85-vjeçare, një nuse të re dhe foshnjën e saj 5 muajshe.

Paradoksi më i madh mes kësaj gjurulldie qëndron në faktin që helikopterit i është dashur të qëndrojë 45 minuta në ajër, pasi djali i shtëpisë nuk pranonte që nusja e tij shtatzënë të hipte në një helikopter me “burrat e panjohur të forcave të armatosura”.

Po kështu, ai nuk pranonte që ata të shpëtonin as foshnjën e tyre 5-muajshe.

U deshën 45 minuta negociata, që babai të bindej, dhe të lejonte forcat e Ushtrisë të shpëtonin gruan dhe vajzën e tij, ndërkohë që banesa ishte “nën pushtetin” e ujit.

E derisa babai u bind, helikopterit të Ushtrisë iu desh të qëndronte 45 minuta në ajër. Por pavarësisht negociatave djali dhe babai i shtëpisë nuk pranuan të largoheshin me helikopter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here