Ja 10 këshilla që të mos e teproni me kripë dhe sheqer!

0
297

Zakonet e mira mësohen herët
Edukimi i shijeve duhet të fillojë që herët, që në fëmijëri. Në ushqimin e bebeve nuk duhet shtuar kripë dhe as sheqer. Kështu rekomandojnë të gjithë pediatrit. Sa u përket shijeve, të vegjlit janë ende duke eksploruar dhe nuk kanë ndonjë dëshirë të veccantë për të kripurat. Nëse e mësoni të hajë ushqime pa kripë, sigurisht që nuk do t’ia ndiejë nevojën. Edhe kur rriten fëmijët, mjaftojnë tre jave me dietë që nuk përfshin kripën, për ta mësuar atë që të mos ia ndjejë më nevojën.

Ja 10 këshilla që të mos e teproni me kripë dhe sheqer!
1. Filloni që në fëmijëri

Filloni që në fëmijëri të mësoni fëmijët që të mos e pinë qumështin, kosin apo ccajin me sheqer. Ata janë më të mirë pa sheqer. Nëse mundeni, mos e sheqerosni as kafenë, është një fitore që arrihet shkallë-shkallë, por ia vlen.
2. Nuk dua më karamele
Shmangni zakonet e ngrënies së karameleve. Zëvendësojini më mirë me ndonjë ccamccakëz, të tipit pa sheqer.
3. Lëngje të freskëta, jo pije me sheqer
Shmangni konsumin e pijeve me gaz, sepse përmbajnë edhe shumë sheqer. Zgjidhni më mirë lëngje të freskëta frutash, pa sheqerna të shtuara.
4. Kujdes me ëmbëlsirat
Mos u ofroni ëmbëlsira fëmijëve që bëjnë një sjellje të mirë. Nuk këshillohet as për të rriturit që t’i japin vetes një ccmim me ëmbëlsira sa herë që kanë situate stresuese.
5. Frutat janë vakti më i mirë për zemër
Për zemër mos hani gjithnjë kekë, apo ndonjë biskotë nga ato që ju pëlqejnë, por zëvendësojini me fruta, edhe ato zgjidhini më me pak sheqer.
6. Kokoshka, një minierë me kripë
Shmangni ngënien e shumë ushqimeve të tilla, si patatina, kikirikë me kripë dhe kokoshka, sepse janë një minierë me kripë. Madje, mundohuni të zgjidhni edhe një bukë pa kripë.
7. Erëza që zëvendësojnë kripën
Erëzat mund të zëvendësojnë kripën. Mësoni që të përdorni përbërës alternativë për t’u dhënë shije ushqimeve. Shumë erëza kanë më shumë shije, madje më shumë se sa kripa.
8. Hiqni kriporen nga tavolina
Mos e mbani më kriporen në tavolinë. Mund t’ju duket banale, por thjesht duke mos e pasur parasysh nuk do t’ia ndieni nevojën për ta përdorur.
9. Ulni përdorimin e kripës pak nga pak
Sa më pak të përdorni ditë pas dite, aq më mirë është. Uleni dozën që hidhni në ujin e zierjes së makaronave ose rizotos dhe ky mund të jetë një hap i mirë për të edukuar shijet në familje.
10. Dozat në ushqime të tjera
Kujdes me ushqimet e tjera të përpunuara që kanë shumë kripë, si sallamet dhe djathërat, si ai i dhisë dhe djathi feta. Gjithashtu, disa konserva përmbajnë shumë kripë, si ato të ullinjve, apo kaperit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here