Vijojnë problemet nga përmbytjet gati apokaliptike të një dite më parë që shkaktuan tre viktima. Ditën e sotme rezultojnë mijëra ha tokë të përmbytura në Lezhë, Krujë, Shkodër si pasojë e shkakrkimeve nga HEC-et dhe daljen e lumenjve nga shtrati. Raportohet për argjinatura të çara, ura të prishura që kanë bllokuar qarkullimin në fshatra si dhe mungesë të ujit e energjisë elektrike.
LEZHË
Në Lezhë rezultojnë të përmbytura 1200 ha tokë bujqësore, prej tyre 315 ha janë në Zadrimë 315 ha, Bregu i Matës 290 ha, Shëngjini 200 ha, Balldre e Torovicë 400 ha. 390 ha tokë të përmbytura rezultojnë edhe në Kurbin, në Fushë Gjorm janë 300 hanën ujë, ndërsa në Fushë Kuqe 90 ha. Nga fryrja e lumit Mat u ça argjinatura në Tale, e cila vazhdon të jetë e dëmtuar. Po ashtu vijojnë shkarkimet nga HEC-i i Shkopetit me 2100 m3/s
KRUJA NËN UJË, AUTOBUSI I LINJËS TIRANË-KUKËS ENDE I PËRMBYSUR NË RRUGË
Dalja nga shtrati i lumit Zezë dhe Ishëm kanë përmbytur Krujën, ndërsa prezencë uji Ka në disa banesa në Fushë Kuqe. Banorët atje ankohen se askush nuk ju ka ardhur në ndihmë Ndërkohë vijon të jetë i përmbysur në rrugë dhe i zhytur në mes të ujit, autobusi i linjës Tiranë-Kukës, i cili u aksidentua mbrëmjen e djeshme. Siç mund të shihet edhe në pamje, autobusi për shkak të prezencës së madh të ujit vijon të qëndrojë në rrugë afërsi të fshatit Dërven. Autobusi me pasagjerë që udhëtonte nga Tirana drejt Kukësit doli nga rruga duke përmbysur në rrugë rreth orës 21 të mbrëmjes së djeshme, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar. Pasagjerët dolën nga autobusi pa pësuar lëndime dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.Automjeti me targa AA 346 AC doli nga rruga në aksin rrugor Thumanë -Fushë- Krujë, në afërsi të fshatit Derven, për shkak të lagështirës dhe reshjeve të dendura. SHKODËR Prurjet nga lumi Kir dhe Gjadër, sollën hapjen e portave të HEC-eve, e për pasojë në Shkodër janë përmbytur Ana e Malit, Dajçi, Bërdica, Guri i Zi dhe lagjia Ajasëm. Shkarkimet në H/c-e vazhdojnë me të njëjtin ritëm sipas vlerësimit të punonjësve në terren. Sipas verifikimeve në orët e para të mëngjesit, gjatë një ore e gjysëm niveli i ujit po rritet përsëri me shumë shpejtësi. Nuk ka informacion zyrtar mbi nivelin e shkarkimeve nga ana e KESH, dhe pritshmërinë e regjimit të shkarkimeve gjatë orëve të paradites. Pjesa sipërme e lagjes Bahçallek ka 7-8 cm uje. Deri më tani nuk paraqet probleme. Zona e livadheve nuk ka probleme. Zona Fusha e Druve, dhe lagje Tepe skanë probleme. Ndërkohë në lagjen Ajasëm në Shkodër niveli i ujit gjatë natës ka rënie. Lagjet Bahçallek dhe Ajasëm nuk furnizohen me energji elektrike. Shkollat do jenë të mbyllura deri në nje urdher të dytë nga ministria e Arsimit. Në Postribë cdo gjë është normale. Ka furnizim me energji. Nuk ka probleme në asnjë fshat. Shkollat do jenë të mbyllura deri në një urdhër të dytë nga ministria e Arsimit. qëndrat shëndetësore do të vazhdojnë të jenë në punë normalisht. Situata në Njësinë Adminsitrative Dajç paraqitet: Darragjati mbetet fshati më problematik. Argjinatura vazhdon të çahet me shumë. Mungon energjia elektrike. Shkollat janë te mbydhura deri në një urdhër të dytë të Ministrisē së Arsimit.
Situata në Njësinë Adminsitrative Bërdice: Ka ndërprerje të furnizimit me energji elektrike. Për momentin nuk paraqiten probleme. Situata në Njësinë administrative Ana e Malit: Rruga e Obotit, Ana e Malit, kalohet vetëm me mjete të larta. Ka mungesë të furnizimit me energji elektrike. Situata në Njësinë Administrative Rrethina paraqitet: Në Rrethina nuk ka probleme. Furnizimi me energji elektrike është rikthyer përveç fshatit Guci e Re. Prurjet në lumin Kir janë në rënie. Situata në Njësinë Administrative Velipojë paraqitet përgjithsisht e mirë. Argjinatura e Reçit te vjetër, Luarzit dhe e Çasit janë pa asnjë rrezik. Uji në Bunë në krahasim me dje ka pak rritje. Energjia elektrike nuk ka munguar. Problem është një shtyllë elektrike e tensionit të lartë në Ças e cila është anuar dhe rrezikon të bjerë. Sistemet e kanaleve të ujrave të zeza dje kanë patur problem në plazh por ndërhyrja e Ujesjelles Kanalizime ka normalizuar situatën. Nuk ka asnjë rrugë të bllokuar. BërdicëVështirësohet kalimi në segmentin rrugor Harku i Berdices të rrugës Shkodër- Tirane për mjetet e vogla. Te Harku i Berdicës është duke u rritur niveli i ujit në rrugë dhe është duke u bërë i vështirë qarkullimi i automjeteve. Është kërkuar Shërbim Policor në Kryqëzimin e Rrugës së Beltojës me rrugën Shkodër- Velipojë, për të shmangur kalimin e mjeteve të vogla nga Harku i Bërdicës për në Shkodër apo Tiranë. PUKË Në pukë ka ende disa fshatra të izoluar për shkak të shembjes së rrugëve, si dhe disa akse rrugore janë të pakalueshëm. Fushë-Arrëz Gjegjan-Mirditë i pakalueshëm për mjetet e ulta, vështersi qarkullimi ka edhe në Fushë Arrëz-Fierz-Bajram Curri. Në Iballe e Fierzë mungon energjia elektrike prej 3 ditësh GJIROKASTËR Situatë e qetë në Gjirokastër, aty ku ka pasur reshje të pakta shiu. Raportohet për ndërprerje të herëpashershme energjie elektrike në disa zona si Dropulli, Zagori, Picar. Rruga që të çon në Tepelenë është me një kalim, pasi ka materiale inerte në rrugë dhe po punohet për hapjen e saj. Në aksin Petran – Përmet vihet re një rritje e nivelit të Vjoses, ndërsa rezulton i bllokuar aksi Bëncë – Kurvelesh, po punohet. Vështirësi kalimi ka edhe në disa prej rrugëve rurale, si pasojë e inerteve dhe ujërave.
Prej ditës së djeshme 25 shtëpi ne fshatin Zhapë të njësisë administrative Carshovë në Përmet janë të izoluar si pasojë e prishjes së çativëe nga era e fortë. Në Përmet mungon uji i pijshëm si dhe ka raportime për shkarje dherash në disa zona. Edhe më Memaliaj zonat rurale rezultojnë pa energji elektrike. Vijon bllokimi i rrugës në Damës, ndërsa uji ka përmbytur edhe disa shtëpi në Luftinjë. Në Tepelenë vijojnë të jenë pa energji elektrike të gjitha njësitë administrative. Rruga që të çon në Kurvelesh është e bllokuar. DURRES Në Durrës situata paraqitet pak më e mirë. Nga raportimet e fundit prej qytetit bregdetar thuhet se uji është tërhequr nga rrugët, duke lënë pas inerte, baltë e llucë.
KUKES
Situata paraqituet e paqëndrueshme edhe në Qarkun e Kukesit, aty ku vijojnë reshjet e shiut dhe janë bllokuar disa rrugë rurale. Po ashtu në Tropojë vijonë të vujanë mungesën e energjisë elektrike disa zona
LIBRAZHD
Një bari raportohet se mbeti i izoluar në malin e Sopotit deri në orën 01.00 të kësaj të mërkure si pasojë e stuhisë. Bariu 32- vjeçar Ardian Tahiri ishte nga fshati Sopot. Tahiri kishte mbetur përreth 12 orë i izoluar në Mal pasi rrjedha e përroit të Gostimës ishte e rrëmbyeshme dhe e pakalueshme. Evakuimi i tij me helikopter ishte i pamundur për shkak të kohës dhe terrenit mjaft të keq. Gjatë gjithë kohës Emergjencat Civile mbajtën kontakte me bariun e izoluar në Malin e Sopotit. Pushteti Vendor i Bashkisë Prrenjas mundësoi nxjerrjen e tij nga zona e izoluar dhe po bën transportin për një kontroll mjekësor në Spitalin e Librazhdit. Sipas shefit të zyrës së emergjencave civile për Elbasanin, Mustafa Arapi gjendja e bariut nga Sopoti është e mirë.
EMERGJENCAT
Reshjet e 24 orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në disa qarqe te vendit. Drejtoria e Emergjencave Civile në Ministrinë e Punëve të Brendshme po ndjek nga afër situatën. Në terren për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga përmbytjet janë angazhuar mbi 3.500 forca si dhe 70 mjete. Nga Bordi rajonal i Kullimit Lezhë është ndërhyrë për përforcimin e 3 argjinaturave në lumin Drojë, në Lumin Mat në Shën Koll, në lumin Bunë në Daragjat, si dhe në grykë-derdhjet e kolektorëve kullues. Të gjithë hidrovorët e zonës së ulët të përfshira nga rreshjet e shiut në Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Kavajë kanë funksionuar normalisht. Sipas parashikimeve, për shkak të rritjes së prurjeve të lumit Vjosë priten të krijohen probleme përgjatë rrjedhës së tij deri në grykë-derdhjen në det. Zonat që mund të preken janë: QARKU GJIROKASTËR Në zonën e Memaliajt priten përmbytje dhe dalje të ujit mbi urën e Memaliajt. QARKU FIER Priten përmbytje të tokës bujqësore dhe prekje të banesave të fshatrave Frakull, Kafaraj, Çervenë.
QARKU VLORË
Priten përmbytje të fshatrave të njësisë administrative, Pishporo, Novoselë, Fitore dhe bashkia Selenicë. Në qarqet e tjera të vendit situata paraqitet si më poshtë: QARKU TIRANË Nga përmbytjet, në Kamëz 110 familje janë larguar përkohësisht nga banesat, në Paskuqan janë evakuuar 40 familje. Ata janë strehuar në palestrën e Shkollës “Gramoz Palushi” dhe në atë të shkollës “Vëllazërimi” në Babru, në shkollën “Isa Boletini”, Laprakë dhe shkollën “Ramazan Jarani”. Rezervat e Shtetit do të bëjnë furnizimin me set fjetje. QARKU DIBËR Në bashkinë Bulqizë në Njësinë Administrative Gjoricë, ka rritje të nivelit të prurjeve të lumit Drini i Zi. Prurjet kanë sjellë dëmtimin e argjinaturës së lumit në një segment rreth 500 m. Kjo rrezikon të sjellë përmbytjen e tokave bujqësore përgjatë lumit Drin, në Njësinë Administrative Gjoricë dhe Luzni, gjithashtu rrezikon edhe disa shtëpi banimi e jetë njerëzish. Përfaqësues të Emergjencave Civile po monitorojnë nga afër situatën dhe po marrin masa për të shmangur pasojat. Në bashkinë Mat në fshatin German, të Njësisë administrative Komsi, është dëmtuar dhe rrezikon të shembet ura që lidh disa fshatra të kësaj zone. Edhe në fshatin Storjan, janë dëmtuar dy ura druri pasarelë. Në Njësinë Administrative Derjan, në fshatin Barbullenj, ka patur rrëshqitje masive dherash në një segment rruge, të cilën e ka bërë të pa kalueshme. Kjo rrugë lidh Njësinë Administrative Derjan dhe Lis. Bashkia Mat, ka organizuar punonjës të saj, për të hapur me mjete këto segmente problematikë.
QARKU LEZHË
Në fshatin Gurrëz të bashkisë Kurbin, u evakuuan 2 familje.
QARKU SHKODËR
Në qarkun Shkodër nga përmbytje janë nën ujë rreth 360 ha tokë. Zonat më të prekura janë njësitë Administrative Dajç, Guri i Zi, Vau Dejës, Ana Malit, Postribë. Gjithashtu është dëmtuar argjinatura e Darragjatit në dy segmente. Ndërkohë janë marrë masat nga strukturat e emergjencave pranë kësaj Bashkie në bashkëpunim me strukturat e FNSH për të bërë evakuimin e disa familjeve. Në Njësinë Administrative Bërdicë, ka mungesë të energjisë elektrike në të gjithë njësinë.
Në Njësinë Administrative Shosh, janë dëmtuar ura e Brashtës, Pep-Sumaj, si dhe urat këmbësore Nicaj e Palaj janë dëmtuar. Gjithashtu edhe në njësinë Administrative Pult, janë prishur dy ura ajo e Boxhsit dhe e Mgullës nuk kalohet në fshatrat Plan, Xhan, Bruçaj. Në Njësinë Administrative Ana e Malit nuk ka energji elektrike në 75% të zones dhe po punohet për rikthimin e saj. Rruga e Obotit rrezikon të bllokohet. Në Njësinë Administrative Kelmend është prishur plotësisht ura e Suhes dhe është bllokuar rruga te Gropat e Selcës nga shembja e dheut. Në qarqet e tjera nuk ka situata problematike.