Zgjedhjet në SHBA/ Liderët botërorë reagojnë pas fitores së Trump, ja si shprehen

0
247

Liderët botërorë kanë reaguar me mosbesim për zgjedhjen surprizuese të Donald Trump si Presidenti më i ri i SHBA-së.

Presidenti rus Vladimir Putin ishte i pari që e uroi Donald Trump-in për fitoren e tij.

Një figurë e lartë në qeverinë gjermane e ka përshkruar rezultatin si “goditje të madhe shokuese”, dhe vuri në pikëpyetje nëse ky ishte fund ii “Pax Americana” –gjendjen e paqes të vendosur nga Uashingtoni që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Edhe ambasadori aktual francez në Shtetet e Bashkuara shkruajti se “bota po shkatërrohet para syve tanë”, duke kritikuar Presidentin e sapozgjedhur.

Në një postim në Tëittër, por që më vonë u fshi, para se fitorja e Trump të konfirmohej, Gerard Araud shkroi: “Pas Brexit dhe këtyre zgjedhjeve, çdo gjë është e mundur. Bota po shkatërrohet para nesh”.

Megjithatë rezultati u mirëprit në Moskë, ku zyrtarët thanë se ata janë optimist për përmirësimin e marrëdhënieve me SHBA-në nën presidencën e Trump.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se shpreson se fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presdienciale të SHBA-së do të çojë drejt hapave pozitivë për Lindjen e Mesme dhe për të drejtat themelore, demokracinë dhe liritë në botë.

Zgjedhjet gjithashtu u përshëndetën nga liderët e Frontit Nacional në Francë. Marine Le Pen nëpërmjet një statusi në Tëitter shkroi: Urime Presidentit të ri Donald Trump dhe popullit amerikan.

Ministri i Drejtësisë Heiko Maas tha me ironi se “Nuk është fundi i botës, por gjërat po bëhen gjithnjë e më të çmendura”.

Ministri i Jashtëm francez Jean Marc Ayrault premtoi se do të punonte me Trump, por vuri në pikëpyetje personalitetin e presidentit të sapo zgjedhur.

Ai pranoi se ishte i pasigurtë se çdo të ndodhte me politikën e jashtme nën presidencën e Trump, si do veprohet përballë krizave si ndryshimi i klimës dhe lufta në Siri.

Zyrtarët rusë shpresojnë për një dialog më konstruktiv me SHBA-në me President Trump-in. Zëdhënësi rus tha: “Marrëdhëniet e tanishme SHBA-Rusi nuk mund të quhen miqësore, por tani parlamenti rus do të mirëpresë e mbështesë të gjitha hapat për përmirësim të marrëdhënies”.

Rezultati u mirëprit edhe nga politikan holandez Geert Vilders, i cili ngrinte të njëjtin shqetësim si Trump për ‘islamofikimin’ e Hollandës. “SHBA-ja po rifiton vendin e vet, të njëjtën gjë duhet të bëjmë dhe ne”.

Kryeministri Australian Malcolm Turnbull përgëzoi Trump dhe premtoi se dy vendet do të vazhdojnë të mbeten aleate ndaj çdo konflikti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here