“Edhe pse Kryeministri Rama, mblodhi të ashtëquajturin Shtabin e Emergjencave për situatën e krijuar në vend nga reshjet e dendura të shiut, ne ngremë shqetësimin se ky shtab rezulton shterpë ose më mirë një show mediatik”.
Kështu ka deklaruar sot Partia Agrare Ambientaliste e drejtuar nga Agron Duka, ish-ministër i Bujqësisë duke njoftuar se ka ngritur grupin e punës me ekspertë të fushës për të monitoruar situatën “e hidhur”. Në njoftimin e pazakonte, PAA bën më shumë sesa një deklaratë politike, një analizë të situatës së krijuar dhe shkaqet që çuan sërish në përmbytje për të tretin vit radhazi me synimin për t’i dhënë zgjidhjen afatgjatë problemit dhe jo atë “emergjente” siç po veprohet.
Në deklaratën e saj, PAA shprehet sot me anë pyetjesh kryesisht: “Situata e përmbytjeve si pasojë e motit të keq vazhdon të mbajë në nivel alarmi të gjithë vendin, por Partia Agrare Ambientaliste nuk pajtohet që njeriu të dorëzohet përballë katastrofës të ashtëquajtur natyrore. Po pse duhet vallë, të pranojmë këtë situatë, e cila mund të ishte parandaluar apo minimizuar?
Reshjet e dendura të shiut në Shqipëri kanë vazhduar me intensitet të lartë përgjatë 48 orëve të fundit, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve në zonat e përmbytura që mos të kthehen në banesat e tyre, pasi paraqitet rrezik për jetën e tyre.
Partia Agrare Ambientaliste si parti cështje, ju bën thirrje që nuk duhet të mjaftoheni me kaq, sepse të gjithë ne, kemi te drejtë te dimë se cfarë është duke ndodhur. Vërtet kaq e ashpër ishte natyra që na gjunjëzoi vetem me reshjet?
Specialistët e fushës në Partinë Agrare Ambientaliste i drejtojnë qeverisë Rama disa pyetje:
Se në cfarë sasie ishin reshjet në pellgjet shimbledhës?
Sa ishte niveli i ujit që u krijua përgjatë lumenjve?
Në cfarë nivelesh arriti uji në sipërfaqet e përmbytura, dhe sa kohë ishte kohëzgjatja e përmbytjes?
Po niveli uji që arriti në argjinatura?
Në cfarë prurje u matën akset e këtyre lumenjve?
Ç’nivel prurjeje patën lumenjtë kryesorë që derdhen në këto lumenjë?
Kush mund të na thotë sot në Shqiperi, për gjendjen e digave,të rezervuareve kanaleve kulluese, veprave të artit, gryerjen e lumejëve, sistemimin e përrenjëve.
Ne si Parti Agrare Ambientaliste shohim me dhimbje se këto vepra sot, janë në mëshirë të spontanitetit, e askush nuk di gjëndjen e tyre dhe se kjo qeveri nuk po njeh mekanizmin e kontrollit.
Edhe pse Kryeministri Rama, mblodhi të ashtëquajturin Shtabin e Emergjencave për situatën e krijuar në vend nga reshjet e dendura të shiut, ne si Parti ngrejmë shqetësimin se ky shtab na rezulton shterpë, ose më mirë një show mediatik.
Kjo qeveri nuk mori aspak parasysh që në këtë shtab, duhet të jenë specialistë, që janë marrë me studim, projektimin e ndërtimit dhe që njohin këto vepra sepse vetëm ata mund të japin mendime të pjekura që sipas kushteve mund të përmiresojnë gjëndjen dhe siperfaqjet e përmbytura.
Sepse këta specialistë duhet të flasin me shifra e fakte, sepse të gjitha këto të dhëna duhen të dalin nga një institucion i cili duhet të mbulojë të gjithë gamën dhe problmet që kemi në fushën e bonifikimeve.
Këto të dhëna janë të nevojshme, jo vetëm për të patur një ide të qartë për atë që ndodhi gjatë kësaj dukurie natyrore , por do jenë të nevojshmëri urgjente për studimet e ndërhyrjeve që duhet të bëhen në të ardhmen si dhe për të përcaktuar se në cfare rendi ishin ato, historike apo jo?
Partia Agrare Ambientaliste i kërkon kësaj qeverie, të dalë me të dhëna të sakta për situatën e krijuar sepse Partia Agrare Ambientaliste ka ngritur grupin e punës, të përbërë nga specialistë të fushës të cilët po monitorojnë aktualitetin e hidhur në tërësi dhe marrjen e të gjitha masave për parandalimin e përsëritjes të dëmeve jo vetem në njerëz por dhe tek gjëja e gjallë, duke mos lënë jashtë vëmendjes dhe shumë biznese të cilëve ju janë prerë krahet në mes dhe askush nga qeveria nuk ka treguar vëmendje për të parë rrënimin e tyre.
Qeveria Rama, Ne si Parti ju informojmë se, nëse nuk merrni masat dhe nuk dilni me një relacion konkret te gjëndjes së krijuar, përballë vetes si funksionarë të shtetit shqipëtar, do keni situata tejet ekstreme.”