Aktori Will Smith, po kalon një dhimbje të madhe dhe për këtë ndodhet në zi. Aryesja e kesaj dhikbje është sepse babai i aktorit amerikan, Willard Carroll Smith është ndarë nga jeta. Ky fakt konfirmohet nga ish- bashkëshortja e tij, Sheree Fletcher, me të cilën Will u martua në vitin 1992 dhe u nda në 1995, por nga martesa mes tyre erdhi në jetë djali Trey. Ajo publikoi në Instagram një mesazh prekës, “Do na mungosh shumë. E jetove gjithmonë jetën, sipas rregullave të tua. Ishe me të vërtetë një njeri special. Na mësove disiplinën dhe etikën e punës, vlera që vijojmë ti ruajmë në nderin tënd”.