Clinton: Jepini Trump-it një mundësi për të na udhëhequr

0
179

“Më vjen keq.”

Me këto fjalë të thjeshta, Hillary Clinton, e cila mendonte se do të zgjohej të mërkurën si Presidentja e parë femër nisi fjalimin që më shumë mundësi do të shënojë një gjurmë të fortë në karrierën e saj politike.

Kandidatja demokrate pranoi garën presidenciale, dhe tha se Kushtetuta kërkon një transferim paqësor të pushtetit.

“Natën e kaluar, kam përgëzuar Donald Trump dhe i ofrova të punojmë sëbashku m në emër të vendit tonë. Unë shpresoj se ai do të jetë një president i suksesshëm për të gjithë amerikanët,” tha Clinton.

“Donald Trump do të jetë presidenti ynë. Ne i detyrohemi atij një shans për të na udhëhequr”, tha Clinton,e cila ka pranuar se sa e dhimbshme ishte humbja,  në komentin e saj të parë publik mbi rezultatin e zgjedhjeve.

“Ky nuk është rezultati që kemi dashur dhe për të cilin kemi punuar aq shumë, më vjen keq që nuk fituam këto zgjedhje”, u ka thënë Clinton mbështetësve dhe stafit të fushatës në Nju Jork.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here