Itali/ Çifti shqiptar kapet me 1.5 mln euro kokainë në banesë, policia heton ngjarjen

0
294
Një sasi prej 7 kg kokainë u kap sot nga policia në një apartament në Torino, ndërsa në pranga përfundoi çifti shqiptar. Sipas mediave italiane, dy shqiptarët, Arbër Saliasi, 27 vjeç dhe Kleodora Balla, 28-vjeçe 27 banonin në një ndërtesë në Corso Regina Margherita.
‘Ansa’ bën me dije se gjatë kontrollit policor në banesë u gjetën mbi 34.000 euro, si dhe faturat e energjisë të një tjetër banesë në Potenza. Pasi u pyet nga policia, gruaja mohoi faktin, ndërsa në reçipetat e saj u gjet çelësi i banesës. Pikërisht në këtë banesë u gjet sasia e kokainës, e ndarë në dy pako të mëdha e 6 të vogla.
Të njëjtat burime theksojnë se droga nëse do të hidhej në treg kapte vlerën e 1.5 milion euro. Sakaq, vijojnë hetimet e policisë për dokumentimin e plotë të rastit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here