Kontrolle me qen antieksploziv për ndeshjen Shqipëri-Izrael

0
172

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit “Elbasan Arena” diten e shtunë do të luhet nën masa të rrepta sigurie. Burime nga policia bëjnë të ditur se stadiumi do të menaxhohet nga drejtoria e Policisë së Shtetit, ndërsa qyteti i Elbasanit do të menaxhohet nga Drejtoria vendore.

Masat në stadium do të jenë maksimale, me kontrollëe të rrepta sigurie dhe me qen antieksploziv për sendet e palejuara. Të angazhuar do të jenë edhe forcat RENEA, FNSH dhe Forcat e policisë së Tiranës.

Shoqërimi i skuadrës izraelite për në stadium do të bëhet nga Forcat Speciale dhe policia Rrugore e Tiranës.

Burime nga policia konfirmojnë se nuk ka ndodnjë të dhënë nga agjencitë e zbatimit të ligjit për ndonjë rrezik në stadiumin “Elbasan Arena”, por masat e rrepta do të ndërmerren për mbarëvajtje sa më të mirë të ndeshjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here