Prej disa ditësh modelja me origjinë shqiptare Anxhela Martini ndodhet në Londër së bashku me të dashurin e saj Dragos Savulescu.
Gjatë mëngjesit të sotëm ajo ka publikuar një foto së bashku me të dashurin në dhomën e Lordëve në Londër ku ka qenë e ftuar nga një prej anëtarëve të saj. Anxhela ka shkruar se është padyshim një privilegj i madh për të, pasi është e ftuar në ‘House of Lords’, e cila njihet ndryshe si organi i dytë më i lartë në Mbretërinë e Bashkuar. Anëtari që I ka bërë ftesën është Lord Alderice i cili ka marrëdhënie mjaft të mirë me Dragosin, të dashurin e saj.