Nuk është faji juaj nëse i urreni ushtrimet fizike…

0
203

Në jetë ekzistojnë persona që vrapojnë maratona vetëm për argëtim dhe njerëz të cilët më parë do të vdisnin sesa të zgjoheshin në 5 të mëngjesit për të bërë zgjatje të muskujve. Ekspertët kanë filluar të mendojnë se ky ndryshim mund të ketë lidhje me gjenetikën, sipas hulumtimit të ri të prezantuar në takimin e American Physiological Society.

Kur hulumtuesit e Universitetit të Gjeorgjisë i kishin analizuar shprehitë atletike të 3,000 të rriturve dhe e kishin monitoruar përgjigjen e të tyre ndaj ushtrimeve fizike, ata kishin zbuluar se njerëzit që kanë problem t’i përmbahen një rutine t ushtrimeve fizike (apo që nuk e fillojnë fare një të tillë) kanë një variacion gjenetik i cili ndikon në mënyrën se si qelizat e tyre të trurit lidhen me dopaminën – neurotransmitues i cili është përgjegjës që t’ju bëjë të ndjeni kënaqësi.

Duke marrë parasysh se trupi supozohet t’ju shpërblejë për ushtrimet fizike duke liruar dopaminë, rezultati sugjeron se njerëzit që nuk e përjetojnë këtë veprim janë më të prirë t’i vlerësojnë dhe t’ju kushtojnë më pak rëndësi ushtrimeve fizike.

Pra, hulumtuesit besojnë se gjenet mund të shpjegojnë se përse disa njerëz kanë një nxitje natyrale për të qenë aktivë, përderisa tjerët nuk e ndjejnë kurrë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here