Situata alarmante nga moti i keq/ Lumi Erzen del nga shtrati, përmbyten 30 banesa

0
254

Situata nga përmbytjet vijon të jetë alarmante në vend. Reshjet e dendura të shiut kanë rritur prurjet e lumenjve, duke rrezikuar daljen e tyre nga shtrati. Lumi Erzen ka dalë nga shtrati mëngjesin e sotëm, duke përmbytur sipërfaqe të mëdha toke, dhe disa shtëpi. Si pasojë e vërshimeve të ujit, janë përmbytur 30 banesa në Shijak. Mbrëmjen e djeshme, u evakuuan 15 familje, pasi banesat e tyre ishin mbuluar nga uji. Kreu i Bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani tha se në mëngjes lumi Erzen është tërhequr, megjithatë banorët nuk janë lejuar të kthehen në banesa, derisa situata të normalizohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here