Tiranë/ Tha se ishte përdhunuar nga dy shokët e klasës, vajza arrestohet në gjyq

0
220

Nga viktimë në fajtore. Kjo është ngjarja e një 18-vjeçareje që pretendonte se ishte përdhunuar nga dy shokët e klasës në moshën 17 vjeç.

Kallëzoi dy shtetas se e dhunuan seksualisht, arrestohet në sallën e gjyqit për kallëzim të rremë shtetasjsa E.J.

Arrestimi i 18 vjeçares është bërë një ditë më parë në gjykatën e Tiranës aty ku me kërkesë të prokurorisë E.J ishte thirrur si dëshmitare ndaj dy të pandehurve.

Prangosja e vajzës është bërë me kërkesë të prokurorisë pasi në deklarimet e saj, ajo ka bërë dëshmi të rreme në gjyq duke mohuar se është dhunuar seksualisht nga dy të arrestuarit.

Sipas hetimeve të prokurorisë, E.J sot në moshë madhore ka kallëzuar në polici rreth 9 muaj më parë se ajo është përdhunuar nga dy persona në moshën 17 vjeçare të cilët kanë kryer marrëdhënie seksuale me të pa dëshirën e saj.

Menjëherë pas kallëzimit policia ka ndaluar dy personat, por pas 8 seancave gjykimi E.J ka ndryshuar dëshminë duke thënë në gjyq të kundërtën e kallëzimit të bërë në polici.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here