Botohet në Fletoren Zyrtare/ Specializantët në Mjekësi, miratohet niveli i pagave

0
202

Është Botuar në Fletore Zyrtare vendimi i qeverisë për miratimin e nivelit të pagave të specializantëve, që kanë lidhur kontratë me Ministrinë e Drejtësisë. Studentët, të cilët kryejnë specializimin dhe që kanë lidhur kontratë me Ministrinë e Drejtësisë, paguhen në masën 80 për qind të pagës së mjekut të fushës në të cilën kryhet specializimi. “Shpenzimet për këta specializantë përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Drejtësisë për vitin 2017. Për likuidimin e detyrimeve të mbartura të specializantëve të përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi për vitet 2015 dhe 2016 bëhet shtesë fondi në programin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në masën 13 milionë lekë dhe në programin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, në masën 7 milionë lekë. Ky vendim i shtrin efektet financiare nga data e hyrjes në fuqi të vendimit nr. 763, datë 12.11.2014, të Këshillit të Ministrave”, përcaktohet në vendimin e qeverisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here