Kujdes! Një virus i ri qarkullon në Facebook

0
232

“Agjenti Lisa” eshte nje prej profileve ne Facebook qe mban nen vezhgim çeshtjet qe lidhen me sigurine per shkak te viruseve. “Do te gjendeni te bere “tag” ne nje video ose ne nje foto nga nje mik i juaji (pergjithesish behet fjale per pornografi) vetem se miku juaj nuk e ka idene se çfare po ndodh. Kurioze ju klikoni mbi ate link dhe menjehere kompjuteri juaj do te infektohet nga nje virus”. Keshtu thuhet ne nje status ne faqen ne Facebook te “Agjentit Lisa” qe ka mbi 45 mije “shperndarje”. Per kete virus, thuhet se eshte nje program keqberes qe futet ne kompjuter dhe “vjedh” te dhena mjaft te ndjeshme, transmeton lapsi.al. Me pas ky virus mund te kaloje nga nje kontakt ne tjetrin nepermjet chat-it. Duhet bere kujdes nga ata qe perdorin Facebook ne telefon sepse virusi mund te futet edhe ne te dhenat e tij.

Si te mbrohemi?

Para se gjithash, ekspertet thone qe te evitoni klikimin ne “link”-e qe ju duken te çuditshem. (Pyesni veten nese mund t’ju beje “tag” ky mik ne video apo foto porno?). instaloni nderkohe ndonje antivirus te mire dhe qe ka te dhenat e fundit. Me pas perdorini fjalekalime me miqte tuaj ne Facebook. Mire eshte qe te beni nje status ne faqen kryesore ku te thoni se ju nuk keni shperndare asnje foto apo video dhe kerkojuni miqve te mos hapin gjera te çuditshme te shperndara nga ju. Nje tjeter keshille eshte qe te shperndani edhe statusin e “Agjentit Lisa”. “Jane pak gjera qe mund te shpetojne kompiuterin ose telefonin tuaj” – thone ekspertet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here