Gianni De Biasi ka mbetur mjaft i zhgënjyer nga humbja e Shqiperise 3-0 ne Elbasan Arena ndaj Izraelit.
Kjo ndeshje doli jashtë çdo parashikimi te trajnerit, i cili gjate gjithe kohes theksonte se donte vetem fitoren ne kete perballje.
“Nuk jam se dua të kapem me punën e arbitrave, por që para ndeshjes unë e kam thënë që do të jetë ndeshje e fortë. Megjithatë, goli dhe kartoni i parë ishin të papranueshëm”, tha De Biasi.
Tekniku italian tha se gabimet duhet t’i shihnin me shume tek vetja duke pare qe nuk ishte i kenaqur me ekipin edhe kur ata ishin me 11 lojtare.
“Më shumë më pëlqeu kur ne luanim me 10-të dhe nëntë lojtar sesa me 11-të. Kjo nuk ishte ndeshja ime më e çuditshme, por u penalizuam nga episodet e ndryshme gjatë ndeshje”
Drejtuesi i stolit te kuqezinjve tregoi dhe arsyen se pse nuk zevendesoi Kukelin gjate ndeshjes.
“Nuk e kam ndërruar një mbrojtës sepse Kukeli ka bërë një ndeshje të mirë ashtu sikurse ndaj Zvicrës. Pas golit të dytë dhe kartonit të dytë u mundova të fus në lojë edhe një sulmues dhe të provojmë më shumë, por nuk doli”.
Shqiperia me kete rezultat mbeti ne vendin e 4-t te grupit G me 6 pike.