Paketa fiskale/ Rriten dy taksa për makinat, ja kush preket

0
220

Nga 1 janari 2017, drejtuesit e makinave me gaz do të paguajnë më shumë për karburantin. Më shumë taksa do të paguajnë edhe drejtuesit e makinave të luksit.

Paketa e re fiskale e miratuar nga qeveria sjell ndryshimet për dy taksat e reja për makinat. Gazeta boton ndryshimet e taksës për makinat e luksit dhe makinave që përdorin impiantin e gazit, dhe efektet që pritet të sjellë kjo taksë për çmimin e gazit në treg.

GAZI

Qeveria miratoi paketën e re fiskale, ku përcakton aplikimin e akcizës për gazin e lëngshëm që përdorin makinat në masën 13 lekë për litër. Bëhet fjalë për gazin e lëngshëm që shitet në pikat e karburantit dhe jo për gazin e lëngshëm për konsum familjar. Në relacionin e paketës fiskale, qeveria argumenton se aplikimi i akcizës për gazin e lëngshëm për automjete në nivelin 13 lekë/litër bëhet me qëllim përafrimin me standardet e BE­së dhe të vendeve të rajonit që e taksojnë këtë produkt. Deri më sot, gazi i lëngshëm për automjetet është përjashtuar nga akciza, por në të gjitha vendet e Europës ai taksohet si produkt energjetik, pra si nafta dhe benzina. Sipas të dhënave që jepen në paketën fiskale, llogaritet që importi vjetor i këtij produkti të jetë 25 mijë tonë në vit.

Ndryshimi i akcizës, duke përfshirë edhe TVSH­në, pritet të ndikojë në rritjen e çmimit të gazit në 15 lekë për litër. Aktualisht, çmimi i shitjes së gazit për automjetet është 45 lekë deri në 50 lekë për litër. Aplikimi i akcizës do të sjellë shtrenjtim të çmimit, i cili pritet të variojë nga 60 lekë deri në 65 lekë për litër. Duke qenë se importi vjetor i gazit të lëngshëm për përdorim nga makinat është rreth 25 mijë tonë në vit, qeveria llogarit se efekti në të ardhurat buxhetore pritet të jetë 0.5 miliardë lekë nga akciza dhe 0.1 miliardë lekë nga TVSH­ja. Efekti total në të ardhura vlerësohet plus 0.6 miliardë lekë.

MAKINAT

Edhe taksa për makinat e luksit do të ndryshojë. Sipas ligjit aktual, çmimit për aplikimin e taksës së makinave luksoze do të shtojë numrin e drejtuesve të automjeteve që do të paguajnë taksën e re. Drejtoria e Shërbimit të Transporteve rekomandon që për llogaritjen e taksës së luksit vetëm për efekt të çmimit, të merret parasysh edhe mosha e mjetit.

Për drejtorin e regjistrimit të makinave, Midha, amortizimi i mjetit ndikon në ndryshimin e çmimit të mjetit. “Për efekt të taksës së luksit dhe konkretisht në kriterin e çmimit e jo kapacitetit motorik, do të rekomandonim të merrej parasysh mosha e përdorimit të mjetit, për shkak të amortizimit të tij”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here