20 kuriozitete për Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

0
426

1- Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës është objekti më i shtrenjtë i ndërtuar deri tani.  Zhvillimi, montimi dhe shpenzimet e punimeve, të cilat kanë zgjatur më shumë se 10 vjet, kanë kushtuar rreth 100 miliardë euro.

  1. Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës është projekt i përbashkët i 16 shteteve dhe i gjashtë agjencive hapësinore: SHBA (NASA), Rusi (FKA), Japoni (JAXA), Kanada (CSA), Brazil (AEB) dhe Agjencisë Evropiane të Gjithësisë (ESA), d.m.th. Belgjika, Danimarka, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Norvegjia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar.
  2. Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës përbëhet nga 15 module (shtatë amerikane, pesë ruse, dy japoneze dhe një evropiane) dhe katër panele të mëdha solare. Peshon rreth 420.000 kilogramë,e barasvlefshme me 360 makina.
  3. Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës është përafërsisht i gjatë dhe i gjerë sa një fushë e futbollit amerikan.
  4. Që nga viti 2000 në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës ndërrohet ekuipazhi “me space shuttle”amerikanë apo rusë dhe qëndron në detyrë atje deri në 6 muaj. Ata deri në qershor të vitit 2013 kanë bërë 174 shëtitje në gjithësi të cilat kanë zgjatur 1.100 orë, apo  46 ditë.
  5. Ashtu sikurse një ditë punë në Tokë, anëtarët e ekuipazhit të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës punojnë nga e hëna deri të premten, ndërkaq pushojnë gjatë fundjavës dhe festave. Gjatë pushimit, anëtarët e ekuipazhit mund të shikojnë filma, të dëgjojnë muzikë, të lexojnë libra, të luajnë letra bashkë, apo të bisedojnë për familjet dhe miqtë e tyre që i kanë në Tokë.
  6. Stacioni ka disa hapësira banuese sikuse banesat tipike me gjashtë dhoma, me dy banjo, palesta dhe dritare ovale të cilat të ofrojnë pamje spektakolare të Tokës.
  7. Kur shikohet nga Toka, Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës është objekti i tretë me shkëlqimin më të madh në qiell, ndërkaq lehtë mund të shihet me sy, nëse dini kur duhet të shikohet.
  8. Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës e kontrollojnë 52 sisteme kompjuterësh, ndërkaq e tërë elektronika është e lidhur me pothuajse 13 km tel.
  9. Deri në qershor të vitit 2013, Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës ka qenë bazë e 89 anijeve kozmike ruse, 37 Space Shuttle, tre SpaceX Dragon, katër anije kozmike  japoneze dhe tri evropiane.
  10. Në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës deri më tani e kanë vizituar 211 njerëz nga 15 shtete.
  11. Kanë qenë të nevojshme së paku 136 fluturime të gjithësisë që të montohen të gjitha pjesët e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës të ndërtuara në Tokë.
  12. Kur të përfundojnë detyrën e vet në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës disa module moderne ruse, si p.sh të shkencës, do të përdoren sërish me rastin e ndërtimit të stacioneve të reja të gjithësisë të cilat do t’i përkrahin misionet ndërplanetare.
  13. Ndërtimi i Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës asnjëherë nuk është i përfunduar, ndërkaq kur të jetë me kapacitetin e vet të plotë, stacioni do t’i ketë gjashtë laboratorë tërësisht funksionalë dhe me hapësirë të mjaftueshme banimi për një  ekuipazh prej 7 vetash.
  14. Qëllimi parësor i Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës janë laboratorët, observatorët dhe fabrika në gjithësi. Gjithashtu planifikohet që në të ardhmen të shërbejë si bazë trampolinë për misionet e mundshme në Hënë, Mars dhe në asteroide. Nga viti 2010, Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës i janë dhënë edhe role të tjera, sikurse janë fluturimet komerciale, diplomatike dhe arsimore.
  15. Stacioni rrotullohet rreth Tokës me shpejtësinë prej 28.000 km në orë. Sipas burimeve të NASA-s, “anëtarët e ekuipazhit shohin 15 apo 16 lindje dhe perëndime të Diellit çdo ditë”.
  16. Çdo individ i cili ka vizituar  Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës nuk ka qenë nën patronazhin e shteteve apo të agjencive të gjithësisë. Shtatë të ashtuquajtur “turistë të gjithësisë” i kanë financuar fluturimet multimilionëshe dhe kanë pasur rastin të vizitojnë Qendrën e gjithësisë.
  17. Edhe pse Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës shpesh krahasohet me një ndërtesë gjashtë dhomëshe, ajo nuk ka dhoma tradicionale. Në vend të tyre, dhomat janë të madhësisë së kabinave telefonike dhe shërbejnë si vend për të fjetur apo si hapësirë private e çdo anëtari.
  18. Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës gjendet në orbitën përreth Tokës në një lartësi prej 360 kilometrash, edhe pse rezistenca e atmosferës ndryshon në lartësinë reale për disa kilometra.
  19. Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës është një ndërmarrje e madhe, ndërkohë është edhe simbol i përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe i mirëkuptimit ndërkombëtar. Sipas NASA-s, “Në këtë projekt punojnë më shumë se 100.000 njerëz dhe më shumë se 500 kompani të agjencive të gjithësisë.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here