Buxheti 2017/ Strehimi merr 560 milionë lekë, si dhe kush përfiton. Legalizimi, 127 milionë për 30 mijë objekte

0
221

7384ed35-ec39-4fd4-8b85-b207ed89d441

ALUIZNI-n do i jepen 127 milionë lekë investime për legalizimin e rreth 30 mijë objekteve të reja në zonat masive informale deri në muajin Maj 2017

Strehimi është një nga çështjet më problematike në vend, pasi shumë kategori kanë nevojë që tu vihet në ndihmë për shkak të mungesës së një banese por jo vetëm. Por në lidhje me çështjen e strehimit në vendin tonë janë ndjekur një sërë strategjish. Miratimi i strategjisë 10 vjeçare nga njëra anë, ndërkohë që ende nuk është miratuar pjesa që lidhet me programet projektligjit  që është në fazë diskutimi, mendohet se do ti vijnë në ndihmë strehimit për shumë kategori në nevojë. Por me miratimin e projektbuxhetit të vitit 2017 është akomoduar dhe fond që do ti vijë në ndihmë strehimit. Gjithsesi për vitin 2017 do të vazhdojë mbështetja për këto politika sociale dhe në projektbuxhet janë parashikuar 560 milionë lekë të cilat do të shërbejnë për të ndërhyrë në disa aspekte. “260 milionë lekë investime të ndara në dy kategori: 120 milionë lekë për projekte dedikuar rikonstruksionit të 185 banesave të komunitetit Rom dhe Egjiptian në bashki. Përfitues do të jenë rreth 740 qytetarë të komunitetit Romë dhe Egjiptianë dhe 1 40 milionë lekë për rehabilitimin e godinave ekzistuese të dala jashtë funksionit fillestar me qëllim strehimin e shtresave në nevojë për 162 familje të pastreha”, thuhet në draft. Po kështu janë rreth 4300 familje të cilat kanë përfituar nga kreditimi me interesa të buta dhe për të subvencionuar këto interesa janë parashikuar 280 milionë lekë. Sipas qeverisë 20 milionë lekë të tjera do të shkojnë për bonus strehimi dhe grant i menjëhershëm për 230 familje të cilat nuk kanë asnjë alternativë tjetër strehimi. “Nëpërmjet instrumentit të Bonusit të Strehimit buxheti i shtetit i siguron familjeve në nevojë banesë, duke financuar qiranë në treg të lirë në masën 50 – 100% të vlerës. Ndërkohë Granti i Menjëhershëm i jepet për shlyerjen e kredisë së përftuar të banesës me kosto të ulët nga personat me aftësi të kufizuar dhe jetimët në masën 5 – 10 % të vlerës së banesës”, thuhet në projektbuxhet.

Zhvillimi urban, 180 mln lekë për planet vendore

Hartimi i planeve vendore dhe vënia “ rregull” në ndërtimet e reja është një ndër prioritetet e zhvillimit urban për vitin e ardhshëm. Në p/buxhetin e 2017 në fushën e planifikimit urban do të mbështetet pushteti vendor, nëpërmjet planifikimit të 180 milionë lekëve për hartimin e planeve të përgjithshme vendore në 10 bashki të reja. Brenda vitit 2017, 46 bashki nga 61 do të kenë të hartuar dhe miratuar instrumentet e tyre vendorë, duke garantuar zhvillimin e qëndrueshëm urban, ekonomik, social, mjedisor, duke i hapur rrugën investimeve strategjike. Gjithashtu është planifikuar zbatimi i projekteve pilot në bashkitë Tiranë, Korçë, Belsh dhe Himarë për rivitalizimin urban dhe rijetësimin e infrastrukturës në vlerën 25 milionë lekë. Ndërsa në fushën e strehimit për të garantuar kushte të përmirësuara jetese dhe ofrimin e një strehimi të përballueshëm për qytetarët është parashikuar:

– Rikonstruksionin e 185 banesave të komunitetit Rom dhe Egjiptian në bashki.

– Rehabilitimin e godinave ekzistuese të dala jashtë funksionit fillestar me qëllim strehimin e shtresave në nevojë për 162 familje të pastreha.

– Subvencionimin e interesave të kredive me përfitues 4300 familje, të cilat janë trajtuar me kredi me kosto të ulët, duke zvogëluar numrin e të pastrehëve në mbarë vendin.

Në fushën e legalizimeve për vitin 2017, është parashikuar  për ALUIZNI-n rreth 127 milionë lekë investime për intensifikimin e procesit për legalizimin e rreth 30 mijë objekteve të reja në zonat masive informale deri në muajin Maj 2017, duke mundësuar legalizimin e mbi 100 mijë objekteve për periudhën Qershor 2014 – Maj 2017.

rama-spitali-sauk-6 rama-1Projektbuxheti 2017

Ulen fondet për sistemin arsimor, favorizohet shëndetësia

Në projektbuxhetin e 2017 qeveria do të ulë mbështetjen për sistemin arsimorë, ku fondet e parashikuara janë  rreth 38.2 miliardë lekë ose 600 milionë lekë më pak se këtë vit

Publikimi i projektbuxhetit për vitin 2017 nga ana e Ministrisë së Financave ka favorizuar disa fusha dhe disa të tjera janë më pak të favorizuara. Në këtë projektbuxhet sistemi arsimorë është më i pa favorizuari ndërsa si fushë e favorizuar parashikohet të jetë shëndetësia. Në projektbuxhet qeveria do të ulë mbështetjen për sistemin arsimorë, ku fondet e parashikuara janë   rreth 38.2 miliardë lekë ose 600 milionë lekë më pak se këtë vit. Ulja e fondeve në vlerë nominale nënkupton se në terma reale mbështetja buxhetore për arsimin shkurtohet ndjeshëm. Më konkretisht 2.5 për qind e Prodhimit Kombëtar që janë këtë vit, fondet për arsimin rrudhen në  2.3 për qind vitin e ardhshëm. Arsimi konsiderohet si një nga sektorët më prioritar të ekonomisë bashkë me shëndetësinë. Por në vitin 2017, qeveria e ul mbështetjen buxhetore për këtë sektor në nivelin më të ulët historik.  Deri në vitin 2011 shpenzimet publike për arsimin kanë qenë mbi 3 për qind e Prodhimit Kombëtar. Por në vitin 2012, për shkak se kriza globale thelloi impaktet negative në ekonominë shqiptare, përfshirë financat publike, fondet për arsimin u rrudhën në  2.8 për qind e Prodhimit Kombëtar. Edhe pas këtij viti, qeveria ka vazhduar të rrudhë fondet për arsimin dhe vitin e ardhshëm mbështetja buxhetore për këtë sektor do të bjerë në minimumin e të gjitha kohërave me vetëm 2.3 për qind e Prodhimit Kombëtar. Ekonomistët i konsiderojnë arsimin dhe shëndetësinë dy sektorët më të rëndësishëm që përcaktojnë zhvillimin ekonomik të një vendi. Ndaj, përtej efekteve negative që lidhen me papunësinë dhe rënien e të ardhurave për familjarët, rrudhja e fondeve publike për këta sektorë po cenon edhe të ardhmen e ekonomisë kombëtare.

auto_screenshot_21479049461-800x445

Shëndetësia
Projektbuxheti i vitit 2016 për shëndetësinë parashikon një financim total për investime në shumën prej 2.3 miliardë lekësh financim të brendshëm dhe të huaj. Një pjesë e kësaj shume do të shkojë për koncesionin e “Check Up” dhe përmirësimin në shërbimin e urgjencave mjekësore. Investimet në sektorin e shëndetësisë do të menaxhohen nga koncesionet PPP (Partneritet Publik-Privat). Qeveria relator se Partneriteti Publik – Privat do të bëjë të mundur që të kemi një përmirësim të ndjeshëm të shërbimit të kirurgjisë në të gjithë vendin me një instrument modern, të bollshëm dhe të larmishëm si dhe shërbim cilësor sterilizimi. Gjithashtu Partneriteti Publik – Privat do të bëjë të mundur, të kemi shërbim të hemodializës për herë të parë në spitalet rajonale në Vlorë, Korçë, Lezhë si dhe rinovim të pajisjeve të hemodializës në spitalet rajonalë në Elbasan dhe Shkodër; Përdorimi i zgjeruar i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Koncesionet

Koncesione me Partneritet Publik–Privat në  sistemin shëndetësorë janë dhënë gjithsej 4. Shërbimet për të kontrollit bazë (check-up) për periudhën 2015-2024,  shërbimeve të integruara për setin e personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, materialet në sallat kirurgjikale, trajtimin e mbetjeve, dezinfektimin e sallave, për periudhën 2015-2025, shërbimet e dializës për periudhën 2016-2025 dhe shërbimet laboratorike spitalore, që pritet të nisë vitin e ardhshëm, për periudhën 2017-2026. Të katër këta koncesione janë akuzuar si korruptive se paratë e shtetit shkojnë tek private. Kontratat e lidhura me çdo koncesionar tek këta shërbime rezultojnë sipas raporteve të jenë abuzivë dhe që i kanë kushtuar milionat arkës së shtetit. Nga ana tjetër performanca e këtyre shërbimeve në ndihmë të pacientëve rezulton të jetë shumë e ulët. Vetëm  në marrjen e shërbimit të Check-up ka një pjesëmarrje prej 37%. Vetë ministri Beqaj ka pranuar se gjatë vitit 2015, e ka paguar konçesionarin e Check-Up-it me 1.7 miliardë lekë më shumë sesa ç’duhej paguar. Ose më saktë, siç ka zbuluar, nga rreth 244.000 pacientë që kanë përdorur check-up-in në vitin 2015, pagesa për konçesionarin është bërë për 355.000 pacientë, ose 110.000 pacientë më shumë, të gjithë fiktivë, duke falsifikuar listat e pacientëve.

Koncesionet, kosto në buxhet 500 milionë euro, shëndetësia merr 60%

Forma e re e koncesioneve me Partneritet Publik–Privat është kthyer në një rrezik real për arkën e shtetit, e cila duhet të paguajë një faturë të lartë kundrejt bizneseve që menaxhojnë këto koncesione, ndërsa nuk ka një analizë të saktë kosto-përfitime për të parë se sa përkthehen këto partneritete në shërbime efecientë për qytetarët. Aktualisht, janë në fuqi 6 kontrata koncesionare apo Partneriteti Publik-Privat (PPP) të cilat marrin mbështetje buxhetore, si dhe pritet që gjatë vitit 2017 të fillojnë dhe 2 kontrata të reja të lidhura nga Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Shëndetësisë. Pagesat nga arka e shtetit për këto kontrata, deri në vitin 2025, janë programuar të jenë 68 miliardë lekë (rreth 500 milionë euro) nga të cilat, vetëm për vitin që vjen, do të paguhen mbi 7.3 miliardë lekë. Sipas tabelës së Ministrisë së Financave, nga 68 miliardë lekë që do paguhen deri në vitin 2025, shëndetësia do të marrë pjesën e luanit, me 40 miliardë lekë (rreth 290 milionë euro), apo rreth 60% të totalit, për katër koncesione: Sipas tabelës së Ministrisë së Financave, nga 68 miliardë lekë që do paguhen deri në vitin 2025, shëndetësia do të marrë pjesën e luanit, me 40 miliardë lekë (rreth 290 milionë euro), apo rreth 60% të totalit, për katër koncesione:

  1. Ofrimi i shërbimit të kontrollit bazë (check-up) për periudhën 2015-2024, për të cilën buxheti do të shpenzojë gjithsej 7.82 miliardë lekë (57 milionë euro)
    2. Ofrimi i shërbimeve të integruara për setin e personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, materialet në sallat kirurgjikale, trajtimin e mbetjeve, dezinfektimin e sallave, për periudhën 2015-2025, me një shumë prej 12.3 miliardë lekësh (90 milionë euro)
    3. Ofrimi i shërbimit të dializës për periudhën 2016-2025 për 9.47 miliardë lekë (70 mln euro)
    4. Ofrimi i shërbimeve laboratorike spitalore, që pritet të nisë vitin e ardhshëm, për periudhën 2017-2026, për të cilin buxheti do të paguajë 10.7 miliardë lekë (78 mln euro)/monitor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here