Pas dështimit ndaj Spanjës dhe Izraelit, trajneri i Kombëtares shqiptare, Ganni de Biasi ka menduar t’i bëjë dalje një tjetër lojtari kuqezi.
Bëhet fjalë për Amir Abrashin i cili nuk ka luajtur në dy ndeshjet e fundit ndërsa dyshohet se krisjet kanë nisur në përballjen kundër Lihtenshtejnit kur mesfushori u zëvendësua me përfundimin e pjesës së parë.
Sipas “Sport Eskpres” konflikti mes lojtarit dhe trajnerit ka nisur pas përfundimit të ndeshjes ku të dy palët nuk ishin të kënaqura.