Fotot e Policisë Shqiptare me helmeta po qarkullojnë në mediat izraelite

0
265

Kjo foto e pazakontë e Policisë Shqiptare, bërë më 12 nëntor 2016 në “Elbasan Arena”, është publikuar nga mediat izraelite këto ditë për të treguar masat e jashtëzakonshme që u morën për të mbrojtur futbollistët e këtij vendi nga sulmet terroriste.

Po ashtu, këto media e kanë vënë në titujt kryesore, faktin që kreu i KMSH-së, Skënder Bruçaj, u ka uruar mirëseradhjen pa harruar futbollistin besimtar, Mërgim Mavraj me statusin e tij vëllazëror në Fb.

Së pari, “The Times of Israel” shkruan se “forcat special shqiptare zhvilluan një mbledhje për sigurinë në stadiumin “Elbasan Arena” para ndeshjes Shqipëri – Izrael për kualifikimin në Kupën e Botës  2018.

Policia shqiptare kishte marrë masa ekstreme për të garantuar sigurinë gjatë ndeshjes. Vendi i takimit ndryshoi për shkaqe sigurie nga qyteti verior i Shkodrës pranë kufirit me Malin e Zi për në Elbasan, 55 km në jug të Tiranës.

Në një deklaratë të premten e shkuar u tha se dymijë policë, shumë më tepër se në të gjitha ndeshjet e tjera, ishin vendosur për këtë ndeshje.

Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Boaz Rodkin, përshëndeti policinë për masat, duke thënë se lojtëratë e Izraelit u ndien të sigurtë..” thekson gazeta.

Një tjetër media, Ynetnews  shkruan: Lideri mysliman shqiptar u uron mirëseardhjen futbollistëve izraelitë

Artikulli: “Pasi ISIS kërcënoi të sulmojë një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës ndërmjet Izraelit dhe Shqipërisë, kreu më i lartë mysliman shqiptar u uroin mirëseardhjen, futbollistëve izraelitë në vendin e tij.

Myftiu Skënder Bruçaj përdori faqen e tij në F btë shtunën për të uruar sportistët dhe miqtë nga Izraeli për një qëndrim të qetë dhe të ngrohtë në tokën shqiptare.

Bruçaj tha se ishte krenar për shqiptarët, “për vlerat e larta humane, për bujarinë, për tolerancën fetare dhe harmoninë.”

“Krenarë për popullin tonë ndër shekuj, – shkroi Bruçaj në Fb, – që diti historikisht të ruante vlerat më të larta humane, atë të mikpritjes dhe tolerancës e harmonisë ndërfetare.
Krenarë për të parët tanë myslimanë shqiptarë, besimtarë e bujarë, që strehuan mijëra hebrenj në shtëpitë e tyre gjatë Luftës së II-të Botërore, duke u bërë vendi i vetëm në Evropë, që kishte më shumë hebrenj pas lufte se para saj.

Sportistëve dhe mysafirëve nga Izraeli i uroj qëndrim të qetë e në paqe në tokën shqiptare! Dhe gjithashtu i uroj fitore kombëtares së mrekullueshme shqiptare, për të cilën jemi të gjithë krenarë! Mërgim Mavraj, një lojtar i Shqipërisë dhe një mysliman, gjithashtu i mirëpiriti izraelitët: “Mirësevini në Shqipëri, në vendin e tolerancës e harmonisë fetare. Ne nuk kemi nevojë për siguri të tepruar kur dalim nga shtëpia,” citon Ynetnews, Mavrajn.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here