Ivana Trump i ka kërkuar ish-burrin e saj një punë, të behet ambasadore e Republikës Çeke.
Ish-gruaja 67-vjeçare e presidentit të zgjedhur, që u divorcua nga Trump në vitin 1992, sugjeroi se do të ishte personi i duhur për të përfaqësuar Amerikën në vendlindjen e saj.
“Unë do të kërkoj të jem ambasadore për Republikën Çeke,” tha ajo për “New York Post”. “Është vendi ku kam lindur, është gjuha që flas, të gjithë e dinë këtë për mua.
“Unë jam e njohur me emrin Ivana dhe nuk kam nevojë për mbiemrin Trump ..unë jam mjaft e njohur në mbarë botën, jo vetëm në Amerikë”, shtoi ajo.
Ivana tha se ajo nuk ndjente keqardhje se nuk kishte arritur të bëhej Zonjë e Parë, duke sugjeruar se shtëpia e saj në New York ishte “shumë më e mirë se Shtëpia e Bardhë”, shkruan “The Telegraf”