Truku pesë sekondash për ta bërë manikyrin të zgjasë shumë më tepër

0
201

Për të gjitha vajzat dhe gratë që preferojnë ta bëjnë vetë manikyrin në shtëpi, nuk ka gjë më të tmerrshme sesa kur ai prishet vetëm pak orë më vonë, pas gjithë atij mundi.

Gjëja e parë që mendon, është se nuk e kishe lënë të thahej siç duhet sepse e kishe me nxitim. Por jo, problemi qëndron diku tjetër.

Ju me siguri nuk e dini se përpara se të aplikoni manikyrin, duhet t’i pastroni thonjtë me aceton.

Mund të të duket e çuditshme ta bësh një gjë të tillë kur nuk ke manikyr në thonj, ose mendon se ai nuk do të qëndrojë siç duhet pas aplikimit, por në fakt, pastrimi me aceton është thelbësor nëse doni që manikyri të zgjasë më gjatë.

aaaa

Nëpërmjet kësaj metode, ju eliminoni yndyrën natyrale që gjendet në sipërfaqen e tyre, duke krijuar një shtrat më të përshtatshëm që manikyri të ngjitet siç duhet.

Ekzistojnë produkte që janë krijuar ekzaktësisht për këtë punë, por përse të shpenzoni më tepër kur acetonin e keni tashmë në çantën tuaj të bukurisë?

Na falënderoni më vonë.

Burimi: Cosmopolitan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here