Të afërmit dy shqiptarëve, të cilët vdiqën pas një ekzekutimi mafioz me 10 plumba mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 22.54, duan të bëjnë vetë drejtësi, duke përmendur Kanunin. Në një prononcim për ‘Corriere Della Sera’, të afërmit theksojnë se hakmarrja do të bëhej sipas zakonit dhe traditës së zonës së Lezhës. I dimë emrat e vrasësve, por emrat nuk i tregojmë. Do hakmerremi”. Kështu kanë deklaruar familjarët e dy kushërinjve të vrarë në Milano të Italisë, Agron e Alban Lleshaj, 29 e 36 vjeç.
TOKA E ORIGJINES
“Hakmarrja do të jetë plotësisht në “respekt” të tokës së lindjes, në veri të vendit, Lezhës, një zonë të vështirë, e ndërlikuar, shpesh ‘nëna’ e grabitësve të pamëshirshëm dhe grupeve famëkeqe të bastisjeve të shtëpive. Një zonë ku ‘respektohet’ Kanuni, kodi i vjetër ndër shekuj për të larë gjakun e vrasjes së të afërmeve.”, shkuan ‘Corriere Della Sera’. Ndërkohë, më tej në artikull thuhet se vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes, pasi krimi mund të gjenerojë më tej.
Familjarët e dy shqiptarëve, disa prej të cilëve jetojnë në Shqipëri dhe një pjesë tjetër në Lombardi, deklarojnë se janë të sigurt për dinamikën e ngjarjes dhe emrat e autorëve. Albani, njëri prej viktimave mësohet se ishte takuar me disa bashkatdhetarë që jetonin në Milano, jo shumë larg nga vendi i vdekjes, ndërsa pasi punët ishin bërë ‘keq’, ai kishte thirrur për ndihmë kushëririn e tij, Agronin.
Fill pasi ky i fundit shkoi në vendngjarje, të dy kushërinjve u bë atentat nga një tjetër makinë. sakaq, policia nuk përjashton edhe pistën e prishjes së pazareve të drogës dhe prostitucionit.