Pse u bllokua ligji për energjinë e rinovueshme dhe çfarë pasojash po sjell

0
257

Ligji i ri për Energjinë e Rinovueshme pritet t’i vërë investitorët shqiptarë e të huaj pëballë pasigurish të mëdha për të ardhmen. Drafti i këtij ligji ka mbërritur tashmë në Këshillin e Ministrave për shqyrtim e miratim, për të kaluar më pas në parlament. Ligji ekzistues nr. 138 u dërgua nga qeveria Berisha vetëm në fund të mandatit të saj dhe u aprovua në parlament në Maj 2013. Edhe pse u hartua me asitencën e BERZH dhe institucioneve ndërkombetare, ai nuk u zbatua asnjëherë as pas ardhjes në pushtet të qeverisë së majtë, duke i vendosur investimet e bëra në kushte të një paqartësie e thellë e pasigurie të madhe. Tre vjet më pas kjo pasiguri shtohet me draftin e qeverisë së Rama. Drafti i ri sjell ndryshime thelbësore në trajtimin e investimeve të ardhshme në këtë sektor, por njëkohësish prek edhe investimet ekzistuese, vlera e të cilave arrin në 400 milionë euro. Një ndër elementët kryesorë që shqetëson investorët në draftin e ligjit është fakti se çmimi i blerjes që shteti u garanton prodhuesve të energjisë do të përcaktohet çdo vit nga Këshilli i Ministrave me propozimin e Ministrit të Energjisë dhe Industrisë.

Çdo të thotë kjo?

Rishikimi i çmimit çdo vit ngre pikëpyetje të mëdha. Kjo mënyrë nuk jep asnjë siguri nëse sipërmarrësve do t’u kthehen paratë e investuara. Gjithashtu ajo lë vend për abuzime, duke u hapur rrugë praktikave korruptive, për shkak se presioni i qeverisë mbi investitorët do të rritej, sepse ekzekutivi do të kishte nën kontroll të plotë financat dhe fatin e tyre. Asnjë nga vendet e rajonit nuk e aplikon këtë model, ndërsa arsyet se përse Ministria e Energjisë dhe Industrisë kërkon ta eksperimentojë atë, ngrenë dyshime të forta. Përse duhet që qeveria të hyjë në negociata me investitorët çdo vit për të vendosur se sa do të jetë çmimi i energjisë së prodhuar? Mbi ç’baza do të ndryshojë çmimi dhe mbi ç’faktorë do të vendoset sa do të jetë ai kur metodologjia dhe teknina e prodhimit mbetet e pandryshueshme?

Nëse çmimi do të jetë i ndryshueshëm për çdo vit, çfarë plan –biznesesh mund të bëhen për të rritur investimet?

Pyetjet e mësipërme janë ngritur në diskutime të ndryshme mes investitorëve dhe hartuesve të ligjit. Këta të fundit, argumentojnë se numri i madh i koncesioneve të dhëna nga qeveria e djathtë krijojnë kosto tek konsumatori dhe se është e nevojshme vendosja e një çmimi të rishikuar për çdo vit në mbështetje të energjisë së rinovueshme, duke vendosur një formulë për një çmim të ndryshueshëm sipas referencave të tregut. Po ky argument, më shumë të tek referencat e tregut dhe mbrojtja e konsumatorit, e ka bazën tek buxheti i shtetit dhe kontrolli që qeveria kërkon të ketë mbi koncesionet.

Aq më tepër kur të dhënat e Entit Rregullator të Energjisë (ERE) tregojnë se ajo çfarë e rëndojnë realisht konsumatorin janë importi dhe humbjet në rrjet. Bazuar në të dhënat e ERE, sipas Tabelës 1 më poshtë, duket qartë se ç’përqindje së energjia e rinovueshme në raport me importet, që janë kostoja reale për ekonominë, të cilat përveç energjisë që i shesin konsumatorit, nuk kontribuojnë me asgjë në ekonominë shqiptare. Ndryshe nga sa ndodh me energjinë e importuar, energjisë së prodhuar në vend, çmimin që qeveria paguan, ai merr përsëri në një pjesë të madhe mbrapsht në punësim, tatime, taksa, tarifë fikse koncesionare dhe asete që i falen në fund të periudhës koncesionare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here