Reagimi i ashpër i “Tifozave Kuq e Zi”: Bojkot ndeshjeve në Shqipëri

0
193

Janë prej më shumë se një dekade në mbështetje të kombëtares shqiptare të futbollit dhe u kanë dhënë bukuri ndeshjeve të kuqezinjve. Por entuziazmi që sjellin në stadium “Tifozat Kuq e Zi” do të mungojë në takimet që Shqipëria do të luajë në Shkodër apo Elbasan, pasi grupimi më i madh i tifozëve të përfaqësueses ka vendosur të bojkotojë ndeshjet në vendin tonë.

Me një njoftim të publikuar në faqen e tyre në internet, tifozët e zjarrtë të kombëtares kanë bërë të qartë se nuk mund të durojnë më trajtimin absurd që u bëjnë autoritetet shqiptare në stadium apo jashtë tij, ndaj kanë marrë vendimin ekstrem.

Ata thonë se do të vazhdojnë ta mbështesin ekipin në takimet jashtë vendit, aty ku respektohen.

KOMUNIKATA

“Të nderuar tifozë,

Ajo që ndodhi në ndeshjen Shqipëri – Izrael, nuk kishte të bënte asgjë me lojën e bukur të futbollit. Atë ditë, tifozët shqiptarë prezent në stadium (dhe jo vetëm) ishin viktimë e terrorit shtetëror. Andaj, përshkrimi apo prezantimi i çfarëdo fakti, nuk mund ta përshkruan terrorin që tifozët shqiptar përjetuan nga policia e shtetit shqiptar. Ne jemi tifozë, që e dojmë këtë Kombëtare dhe këtë Shqipëri.

Për arsyen e lartcekur, Tifozat Kuq e Zi, kemi marrë vendim të BOJKOTOJMË të gjitha ndeshjet e radhës brenda, përfshirë këtu edhe ndeshjen me Lihtenshtajnin. Kombëtarën do ta përcjellim vetëm në transferta, atje ku na respektojne.

Me këtë rast, ftojmë policinë e shtetit shqiptar, që të pajisur me kallashnikov dhe me armë tjera, të bëjë tifozin në tribunë.

Për veprimet dhe format e organizimeve tona të radhës, do të ju njoftojmë me kohë.

Me sinqeritet,

Tifozat Kuq e Zi”.

https://www.facebook.com/tkz.al/posts/1276440212418399

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here