Xhihadistët telefonata nga burgu me anëtarë të ISIS në Siri

0
191

Janë zbardhur bisedat telefonike të disa prej të dënuarve që ndodhen në burg, për rekrutimin e besimtarëve myslimane në Siri e Irak. Ka rezultuar se ata kanë folur në telefon, në gjuhën arabe, me abonente në Siri, Irak dhe Turqi. Tre nga 9 të dënuarit janë më aktivtët, pra kanë telefonata të shpeshta.

Sipas prokurorisë, telefonatat janë bërë nga kabinat e paraburgimit dhe burgjeve. Disa nga këto biseda, thonë burimet, janë transkriptuar, ku të dënuarit komunikojnë dhe interesohen për gjendjen e shqiptarëve që ndodhen atje dhe suksesin e ushtarëve të ISIS-it kundër ushtarëve të regjimit të Bashar-Al-asadit.

Mësohet se nga burgu, të dënuarit komunikonin edhe me 4 të arrestuarit e ditëve të fundit, Bekim Protopapa, Ergys Faslija, Xhezair Fishti dhe Medat Hasani. Burimet thonë se komunikimet më të shpeshta me të dënuarit i mbante mjeku i Malësisë së Madhe Protopapa, që dyshohet si bashkëpunëtor i disa shtetasve nga Kosova dhe Maqedonia për të kryer akte terroriste në Shqipëri.

Në shumicën e rasteve, mësohet se bisedat e të dënuarve me shtetasit shqiptar dhe të huaj është bërë në gjuhën arabe ndaj pritet zbardhja dhe përkthimi i tyre për të parë nëse ka ndonjë bisedë me vlerë për hetimin e nisur për sulme terroriste në Shqipëri, raporton ABC News.

Nga ana tjetër, prokurorët mësohet se kanë kërkuar sekuestrimin e librave të takimeve të 9 të dënuarve që kanë zhvilluar brenda institucioneve të paraburgimit në Tiranë.

Ka dyshime se ata vazhdojnë kontaktet me besimtarë të tjerë, me të cilët komunikojnë për ti ofruar ndihmë myslimanëve në luftën e Sirisë dhe Irakut për krijimin e një shteti islamik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here