Një djalë vetëm 13 vjeç po ndiqet penalisht në gjendje të lirë me dyshimin se ka përdhunuar një fëmijë 6 vjeçe.
Policia e Beratit njoftoi se ka nisur procediimin ndaj K.S, 13 vjeç, banues në Berat, pasi në bazë të kallëzimit të shtetases M.Zh 22 vjeçe, dyshohet se 13-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me fëmijën e saj, S.H 6 vjeçe, banuese në Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale në gjini ose nën kujdestari”, parashikuar nga neni 106 i Kodit Penal.