Familja e kushërinjve të vrarë në Milano të Italisë, Alban dhe Agron Lleshaj ka hapur dyert e mortit.
Në fshatin Spitën të Lezhës banon familja e Albanit dhe babai i tij ka një kërkesë për drejtësinë italiane: Të zbardhet ngjarja dhe të vihen para drejtësisë autorët.
Në një prononcim për median Zef Lleshi mohon të ketë folur për mediat italiane dhe të ketë thënë se do të bëjë vetëgjyqësi.
Zef Lleshi: Nuk i njohim autorët. Nuk kemi bërë asnjë deklaratë për mediat se do të bëjmë vetëgjyqësi. Ne nuk dimë as motivin e vrasjes së dy djemve tanë. Ata nuk kishin asnjë konflikt, të paktën në dijeninë tonë. Kërkojmë nga drejtesia italiane që të zbardhë ngjarjen dhe te vere para drejtesise autorët. Familja e Agronit Lleshajt banon në Prosekë të Mirditës Dy kushërinjtë u ekzekutuan mbrëmjen e 10 nëntorit 2016 teksa po udhëtonin me makinë