Ja kush është drejtori që u shkarkua nga Ministri Beqaj, pasi nuk shkoi në mbledhjen e PS

0
178

Mbrëmjen e sotme është publikuar në emisionin Stop një audio skandal. Ku Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në Tropojë.

Bëhet fjlaë për Çlirim Hajdarmatajn i cili u shkarkua me telefon nga Beqaj, pasi nuk shkoi në mbledhjen e Partisë Socialsite në Tropojë. Shkarkimi nga detyra nuk ka fare lidhje me detyrën e tij në administratën publike.

Sipas prononcimit në emisionin Stop në tv Klan, Çlirim Hajdarmataj ishte ne Tropojë Kryetar i Degës së Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, dhe po ashtu prej shume vitesh kishte punuar për Partinë Socialiste.

“Përgjatë tre viteve jam Kryetar i Degës së Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor të degës së Tropojës. Papritur, pa asnjë lloj vërejtje, pa asnjë lloj këshille apo mase disiplinore, sot më komunikohet urdhëri i largimit nga puna, për ndërprerjen e marrëdhënies së punës, më datë 7.11.2016. Ky njoftim më ka ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Ky shkarkim i menjëhershëm ka ndodhur, për një mbledhje partie që unë nuk kam shkuar, e kam pasur të pamundur, kam pasur arsye personale dhe nuk kam qenë në mbledhjen e partisë të asamblesë të rrethit Tropojë”, është shprehur Hajdarmataj.

15129518_1376899495663269_5347827805627755938_o-1024x508

Sipas dokumentit të lëshuar nga nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Kujdesit Shëndetësor urdhërohet shkarkimi i menjëhershëm nga puna i zotit Çlirim Hajdarmataj

“Z. Çlirim Hajdarmataj, aktualisht me detyrë Kryetar i Degës Tropojë pranë Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Kukës, t’i ndërpriten marrëdhëniet e punës dhe financiare me Fondin, duke filluar nga data 07.11.2016.”

Biseda e Hajdarmatajt me Beqajn:

Ministri: Pse nuk më njoftove mua para mbledhjes se nuk vij dot në mbledhje.

Drejtori: Nuk kisha pikë kontaki me ju z.ministër.

Ministri: Nuk e ndjeje se do të vije sot në mbledhjen e Asamblesë.

Drejtori: Nuk kisha mundësi që të tregoja ty, nuk kisha kontakt.

Ministri: Ti e di që jam i deleguari i partisë?

Drejtori: E di, po nuk kisha mundësi kontakti. Z.Ministër, ne jemi bashkë për një qëllim, për Partinë Socialiste.

Ministri: Unë po të them, të uroj suksese në jetë.

ministri

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here