Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e arrestit me burg për Ilir Cullajn, personin që i kërkoi seks një vajze të mitur. Ai e ka pranuar para gjykatës akuzën për “vepra të turpshme me fëmijët”.
Cullaj tha se e kishte ngacmuar vajzën që e kishte fqinje pa e ditur se ajo ishte e mitur, kurse e shoqja e tij ka deklaruar se do ta mbështesë të shoqin pavarësisht asaj që ka ndodhur sepse “kemi fëmijë”, është shprehur ajo.
“Më pëlqente seksualisht. E di që kam bërë gabim dhe jam penduar thellësisht. Nuk e mendoja se do të bëhej kaq e madhe,” tha ai.
Cullhaj i dha një letër të miturës ku i kërkonte “seks sekret” bashkë me numrin e tij të telefonit, por ajo e tronditur ia ka rrëfyer prindërve që kanë bërë menjëherë denoncimin në polici.