Vdekja e një personi në autostradë, arrestohet përgjegjësi I firmës

0
178

 

Një shtetas ka rënë në prangat e policisë dhe dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, si përgjegjës të vdekjes së punëtorit të përmbajtjes së rrugës, djë në një aksidentu rrugor Specialistët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore, arrestuan në flagrancë shtetasin Abas Ndregjoni, 62 vjeç, banues në Tiranë, përgjegjësi i objektit të firmës, dhe janë proçeduar në gjëndje të lirë shtetasit F. D., 64 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtues Teknik i firmës, XH. N, 47, vjeç, banues në Tiranë, pronar i firmës.

Arrestimi i këtij shtetasi dhe procedimi nmë gjendie të lirë i dy shtetasve të tjerë, u bë pasi më datë 15.11.2016, Abas Ndregjoni sëbashku me punëtorët e firmës ka qënë duke kryer punime në Superstradën Durrës-Tiranë, pa marrë masat mbrojtëse, duke mos vendosur sinjalistikë rrugore për mbrojtjen e punëtorëve në rrugë, e si shkak i kësaj ka ndodhur aksidentimi me pasojë vdekjen e njërit prej punëtorëve, të shtetasit Hasan Fjolla, nga automjeti i markës “Mercedes Benz”, që drejtohej nga shtetasi Ismet Neziraj, 51 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i cili gjithashtu është arrestuar në flagrance.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga Nenet 289 dhe 290/3 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here