Beqaj flet nga foltorja për audiopërgjimin. PD: Institucionet shëndetësore në Tropojë janë bërë plaçkë lufte

0
183

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj reagoi sot në Kuvend lidhur me audio përgjimin që u publikua dje në emisionin investigativ “Stop” në tv Klan.

Ministri Beqaj tha se largimi nga puna i Çlirim Hajdarmataj, Kryetar i degës së Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në qytetin e Tropojës është bërë pasi ka shkelur ligjin dhe nuk ishte hakmarrje politike

Ilir Beqaj: “Vijmë pak tek çështja e Tropojës. Ajo bisedë është bërë më 8 korrik 2016. Unë e kam atë audio që nga 10 korriku. Kontrolloni në 1 minutë e 40 sekonda cfarë fjalësh keni hequr. Por nëse do të doja të bëja hakmarrje politike, nga 8 korriku në 7 nëntor pse do të prisja?! Besoj se kam dhe dakordësinë tuaj nëse një drejtues paguan vartësin e tij për tre muaj kur ai është në Francë nuk mund të pranohet. Kjo është historia e bisedës së 8 korrikut dhe vendimit të 7 nëntorit”

Më përpara deputetja Albana Vokshi tha se Beqaj shkeli ligjin dhe Kryeministri duhet ta shkarkojë delegatin tij. Ajo tha se “duhet një moratorium anti-Beqaj që ai të mos i afrohet financave të shtetit për rreth 50 vjet sepse Ministrin e zë paraja dhe nuk di ç’bën”.

Vokshi: Në dy ditë një mjek largohet nga Shqipëria, përgjegjës është Ministri. Por Ministri delegat nuk ka pushuar vetëm Çlirim Hajdarmataj, institucionet shëndetësore në Tropojë tashmë janë bërë një plaçkë lufte për të.Edhe shefi i Urgjencës në spitalin e Tropojës, zoti Gjoka, është pezulluar nga puna thjesht për arsye politike. Të njëjtin fat ka pasur dhe drejtori tjetër i DSHP-së Kongres Imeraj. Ndërkohë që Beqaj ka emëruar drejtor të DSHP një person që është pushuar nga dy Ministra për abuzim me buxhetin e shtetit. Dhe një drejtues tjetër mban tre poste, një në farmacinë e kushëririt të vet, mjek në burg, por edhe ekspert i gjykatës. Kjo është reforma në administratë.Ministri shkarkoi me telefon një Drejtor që nuk mori pjesë një mbledhje partie. Kryeministri, meqënëse Beqaj nuk po do të dorëhiqet, duhet ta shkarkojë delegatin e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here