“Jam gruaja e biznesmenit të njohur” , ja si mashtroi kosovarja dhjetëra qytetarë

0
234

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër, që duke u hequr si gruaja e një biznesmeni të njohur ka mashtruar një numër të madh qytetarësh. Gruaja e arrestuar nga policia, thoshte se quhej Angjelina Jusaj dhe se ishte bashkëshortja e Shkëlzen Jusaj.

Kjo e fundit mashtronte njerëzit duke iu thënë se punonte në KFOR, EULEX, por edhe shumë institucione tjera ndërkombëtare në vend. Në raportin e rregullt ditor policia ka njoftuar se të mërkurën (16.11.2016) në rrugën “Fehmi Agani” është identifikuar dhe arrestuar e dyshuara.

Në anën tjetër biznesmeni Jusaj i kontaktuar nga gazeta “Zëri” thotë se femra tashmë e arrestuar ka mashtruar shumë qytetarë duke u prezantuar si bashkëshortja e tij, gjë që i ka shkaktuar shuam probleme. “Për vite të tëra është prezantuar si bashkëshortja ime dhe ka mashtruar shuam njerëz, duke më hapur shumë probleme”, ka thënë ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here