Dhjetëra mijëra peshq të ngordhur janë gjetur duke lundruar në kanalin e Ishullit të Gjatë në Nju Jork.
Peshqit e ngordhur që dolën mbi ujë mbuluan një hapësirë prej qindra metrave në Kanalin Shinnecock në Hampton Bays.
Departamenti Rajonal për Mbrojtjen e Ambientit atje thanë se përbërësit kimik ose disa ndotës të tjerë mund të jenë shkaktarët e ngordhjes së peshqve, por nuk e konfirmuan këtë.
Ka një teori se peshqit ishin ngujuar në kanal, pasi ishin ndjekur nga një peshk grabitqar, dhe i cili më pas ishte mbyllur. Zyrtarët e mjedisit atje kanë filluar t’ia bëjnë testimet ujit në kanal, për të parë se për çfarë bëhet fjalë.