Pas insistimit për të bllokuar foltoren e Kuvendit, që aty të fliste Berisha e jo Rama, edhe pasi i ishte tërhequr vërejtja, nënkryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj ka njoftuar përjashtimin e deputetit demokrat Flamur Noka.
Njoftimin Leskaj e lexoi teksa në foltore ishte ish-kryeministri Berisha, kurse Rama ishte në vendin e tij, i ulur. Gjithë përplasja ndodhi, pasi Noka këmbëngulte se fjalën duhet ta merrte Berisha dhe jo Rama.
“Ju kujtoj rregulloren, përjashtim në rast vazhdimi, nëse vazhdoni zoti Noka përjashtoheni automatikisht nga seanca. Nëse deputeti vazhdon të mbajë të zaptuar foltoren edhe pas vërejtjes përjashtohet nga seancat dhe komisionet.
Jam e detyruar të zbatoj rregulloren, për përjashtimin nga seanca zoti Noka”- tha Leskaj. “Harroje se flet njeri këtu veç Sali Berishës”, Noka sherr me Ramën.
Ka pasur sërish përplasje sot në seancën parlamentare ku pas fjalës së kreut të grupit parlamentar demokrat Edi Paloka është ngritur të flasë kryeministri Edi Rama.
Në këtë kohë ka qenë i menjëhershëm reagimi i Flamur Nokës i cili e ka bllokuar Ramën duke ia zënë vendin në foltore dhe nuk e la të fliste me pretendimin se e ka rradhën ish-kryeministri Sali Berisha.
DEBATI: Leskaj: Ulu në vend se nuk e merr dot me dhunë fjalën
Noka: Harroje se flet kush këtu përvec Sali Berishës se ia ke përmend emrin
Noka-Ramës: Shko ulu. I ka thirrur emrin, harroje, mos t’ja thirrte emrin zonja. Paloka tha pastaj Berisha, mbaroi Paloka, flet Berisha pastaj ti.
Leskaj: Ulu në vend mos thyej rregulloren.
Ndërpresim seancën dhe ndërkohë zoti Noka ju tërheq vërejtjen.