Protestë e pazakontë/ Studentja i hedh bojë të kuqe ministres Nikolla në Samitin e Studentëve (VIDEO)

0
338

Një aktiviste e Lëvizjes “Për Universitetin” u shoqërua të enjten pasdite nga policia pasi hodhi bojë të kuqe ndaj ministres së arsimit Lindita Nikolla gjatë një takimi të saj me të rinjtë e Samitit Studentor FRESSH që po mbahej te Piramida në Tiranë.

Aktivistja e ‘Lëvizjes për Universitetin’  shkoi tek rreshti i parë ku ishte ulur ministrja Nikolla, duke i hedhur në kokë bojë të kuqe.

“E spërkatën me salcë duke i bërë për një moment atë çka ajo dhe qeveria shqiptare i kanë bërë jetës universitare publike prej kohësh: shprishjen. Sot mijëra maturantë meritorë janë ende pa të drejtën studimi dhe po aq kuota të paplotësuara ka në universitetet publike. Skema e regjistrimit të studentëve ka favorizuar haptas universitetet private kliente të qeverisë. Prandaj ne kemi kërkuar dhe kërkojmë dorëheqjen e ministres Nikolla. Rezistenca vazhdon!
Për Universitetin, Për Shoqërinë!”,
shkruan në Facebook faqja ‘Lëvizja për Universitetien’.

https://www.facebook.com/386027868137961/videos/1216009191806487/

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here