Qeveria jep koncesion të ri për plehrat

0
224

Teksa protestat në qytetin e Fierit vijojnë për të mos lejuar ndërtimin e impiantit të përpunimit të plehrave, Agjencia e Prokurimit Publik (APP) shpalli në buletinin e radhës fituesin e koncesionit me Partneritet Publik–Privat të përpunimit të plehrave në qytetin jugor.

SPV “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k. u shpall nga APP si fitues të kontratës koncensionare për trajtimin e mbetjeve në Fier. Kjo kontratë do t’i kushtojë buxhetit 3.7 miliardë lekë pa TVSH . Autoriteti kontraktor për këtë koncesion është Ministria e Mjedisit. Kjo formë investimi për përpunimin e mbetjeve në qytetet e mëdha është përdorur në Elbasan dhe në Tiranë nëpërmjet Eco Tirana. Kompania që do të trajtojë mbetjet në qytetin e Fierit ka në kontratë me qeverinë ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Fierit dhe prodhim energjie.

Investimi do të jetë privat, por i subvencionuar nga buxheti i shtetit. Ministria e Mjedisit ka në zbatim dy koncesione me vlerë totale 7.4 miliardë lekë (57 mln euro). Impianti i mbetjeve në Elbasan, për periudhën 2015-2022, me vlerë 3.3 miliardë lekë.  Impianti i mbetjeve në Fier, për periudhën 2017-2022, me vlerë 4.1 miliardë lekë. Aktualisht, janë në fuqi 6 kontrata koncesionare apo Partneriteti Publik-Privat (PPP) të cilat marrin mbështetje buxhetore, si dhe pritet që gjatë vitit 2017 të fillojnë dhe 2 kontrata të reja të lidhura nga Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Shëndetësisë. Pagesat nga arka e shtetit për këto kontrata, deri në vitin 2025, janë programuar të jenë 68 miliardë lekë (rreth 500 milionë euro) nga të cilat, vetëm për vitin që vjen, do të paguhen mbi 7.3 miliardë lekë. Sipas tabelës së Ministrisë së Financave, nga 68 miliardë lekë që do paguhen deri në vitin 2025, Shëndetësia do të marrë pjesën e luanit, me 40 miliardë lekë (rreth 290 milionë euro), apo rreth 60% të totalit, për katër koncesione.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here