Të paktën 32 persona mbetën të vrarë, mes tyre edhe fëmijë kanë mbetur të vrarë në sulmet e dy ditëve të fundit në Siri.
Një spital, një qendër për grumbullimin e gjakut dhe disa auto-ambulanca u goditën nga sulmet e forcave qeveritare në pjesën lindore të Alepos. Shoqata e Mjekëve të Pavarur, e cila mbështet disa objekte në Siri, tha se Spitali i Fëmijëve Bajan është dëmtuar keq.
Sulmet ajrore kanë rinisur të martën, pas një pushimi tre javor të shpallur nga aleatja e Qeverisë siriane, Rusia. Alepo, dikur qendër komerciale dhe industriale e Sirisë, është i ndarë në dy pjesë qysh në vitin 2012, pjesa perëndimore kontrollohet nga forcat qeveritare, ndërsa ajo lindore nga rebelët që luftojnë regjimin.